Liderit tradicional afrikan, Tshekede Pitso i është dhënë lamtumira në një mënyrë shumë të veçantë.
Ai u varros brenda makinës së tij Mercedes Benz.
72-vjeçari i ndjerë, u dërgua në vendin e tij të prehjes i veshur në kostumin e tij të preferua të bardhë, me duart mbrapa timonit të makinës.
Më pas, drejtuesit e funeralit e vendosën makinën Mercedes të vitit 1980 në varr, i cili ishte gërmuar enkas për madhësinë e makinës.
Biznesmeni i cili ishte babai i 6 fëmijëve u nderua me një ceremoni zyrtare, pranë shtëpisë në Afrikën e Jugut.