Dita ndërkombëtare e Holokaustit/ Hasani: Asgjë nuk mund ta justifikojë racizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita ndërkombëtare e Holokaustit këtë vit merr një rëndësi më të madhe, pasi ndërhyrja në Gaza ka rritur frymën e antisemitizmit, siç përkufizohet “urrejtje për hebrenjtë”.

Ministri i Punëve të Jashtme në një takim përkujtimor për këtë ditë e shikon si thelbësore të jepen mesazhe të qarta që nuk mund të ketë asnjë justifikim për antisemitizmin.

“Duhet të bëjmë shumë për të edukuar shoqëritë tona kundër çdo lloj urrejtje e diskriminimi racor, fetar, etnik apo çfarëdo qoftë. Asgjë nuk mund të justifikojë asnjë lloj racizmi dhe dhune me bazë etnike dhe fetare.”

Në aktivitetin e organizuar në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme u sollën dëshmi të familjeve hebre të ndihmuara nga shqiptarët në kohën e luftës.

Kjo e bëri Shqipërinë të vetmin vend në botë që hebrenjtë pas luftës të ishin më të shumtë në numër se kur u strehuan në vendin tonë për t’i shpëtuar burgosjes dhe ekzekutimit. Një solidaritet me këtë mikpritje që bëri bashkë jo vetëm popullin, por sipas dokumentave arkivore dhe kundërshtarët politikë të kohës./O.S

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV