Fermerët të “tërbuar” nga masat kufizuse, përleshen me policinë në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fermerët e tërbuar nga masat kufizuese të qeverisë erdhën në karvanë me qindra traktorë për të bërë të dëgjohen kërkesat e tyre kundër rritjes se kostove të prodhimit, politikave te klimës dhe burokracitë e shtuara nga liderët e bllokut evropian.

Pasi dogjën paleta druri për t’u ngrohur gjatë bllokadës në autostradë, fermerët mëngjesin e sotëm hynë në Bruksel me mjetet e tyre duke u rënë burive, në një kulminim të papritur të lëvizjes së protestës në Evropë.

Sheshi para parlamentit Parlamentit Evropian u mbush me traktorë dhe më pas vijoi kaosi teksa fermerët ndezën zjarre dhe rrëzuan statuja dekorative.

Policia me veshje të rënda qëndronte në pritje prapa tyre, teksa fermerët qëllonin ndërtesën e BE me vezë, pleh dhe gurë.

Rrjeti Daily Mail shkruan se rrugët kryesore të Brukselit ishin bllokuar nga rreth 1,000 traktorë, sipas vlerësimeve të policisë, në trazirat e ngjashme me shumë qyteteve të tjera evropiane që janë zhvilluar kësaj jave.

Protestat pritet të ndikojnë së shpejti në zinxhirin e furnizimit me ushqim, thonë ekspertët.

Ndërkohë zyrtarët evropianë brenda ndërtesës besohet se diskutonin paketën shumë-miliardëshe si ndihmë për Ukrainën në luftën me Rusinë.

“Dueht të sigurohemi që ata të marrin çmimin e drejtë për produktet e tyre”, tha biznesmeni e politikani vendas De Croo, vendi i të cilit mban presidencën rotacionale të BE.

Ndërsa jashtë fermerët qëllonin policinë me shishe dhe fishekzjarrë.

Tym i dendur dilte nga stivat e kashtës në disa vendndodhje sot në kryeqytetin belg, teksa policia përdorte ujë me presion për shuarjen e tyre.

Protestuesit rrëzuan një statujë në sheshin Place du Luxembourg si dhe statujën e industrialistit të njohur të shekullit 19-të John Cockerill.

Lexo edhe :  Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi Japoninë

Jean-Francois Ricker, fermer nga jugu u i Blegjikës që kaloi natën jashtë selisë së BE, tha se në qytet do të vinin 1,000 deri 1,400 mjete të fermerëve.

“Ne do të bëhemi shumë për të treguar se nuk pranojnë dhe nuk durojmë më, nuk kemi si qëllim të shkatërrojmë objekte”.

Kevin Bertens, fermer nga periferia e Brukselit tha: “Nëse e shikoni sa njerëz ka këtu sot, dhe në të gjithë Evropën, duhet ta mbështesim e të kemi shpresë te kjo lëvizje. Shpresoj që këta njerëz të kuptojnë se bujqësia nuk mund të zhduket, sepse ajo është ushqimi”/O.S

Të fundit

Moti i keq, mijëra banorë të Lezhës pa energji elektrike prej 3 ditësh

Mijëra banorë të fshatrave të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit,...

Gripi dhe kujdesi që duhet treguar nga diabetikët dhe të sëmurët me hipertension

Ethe dhe të dridhura, kollë, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe këputje, janë këto disa nga simptomat e gripit. Ato nisin menjëherë dhe mund të...

VIDEO/ ‘Plas’ grushti në një restorant në Abu Dhabi mes deputetëve gjeorgjian

Një sherr i madh ka plasur në një restorant në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Abu Dhabi, mes deputetëve të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”...

Dronët e rinj rrisin fuqinë e Rusisë në Ukrainë

Nga Reid Standish REL Ndërsa forcat ruse shtuan përparimet e tyre në lindje të Ukrainës, ato u ndihmuan edhe nga një mjet i ri - droni...

Vota e diasporës/ Publikohen shifrat: Mbi 10 mijë të regjistruar në më pak se 72 orë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka bërë apel të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke i ftuar...

Lajme të tjera

Web TV