Një shqiptar i infektuar me Covid-19 është gjobitur nga policia në Siena, pasi ka mashtruar karabinierët duke i thënë: ‘Po shkoj të ushqej pulat’. Ky ka qenë justifikimi i të riut, teksa është pyetur pse po dilte nga shtëpia.
35-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar me makinën e tij, kur një postbllok policie e ka ndaluar. Njëri prej policëve që ishte në patrullë, mësohet se e kishte lexuar emrin e shqiptarit në listën e banorëve të infektuar, në komunën e Chiusit,
Menjëherë është bërë ndalimi i tij dhe i është kërkuar që të rikthehej në shtëpinë e tij, ku edhe ishte duke vazhduar terapinë e shërimit nga koronavirusi. Ndaj tij është marrë sanksioni administrativ prej 800 euro gjobë, me zbritje prej 30% nëse e paguan brenda 30 ditësh, por gjithashtu do të ketë procedim penal për faktin që u largua nga shtëpia pavarësisht se e dinte se ishte pozitiv me koronavirus./Radiosienatv