Euro në ‘greminë’/ Shtohen kursimet në lek, ja sa u zgjeruan depozitat prej dhjetorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Depozitat në lekë, në dhjetor 2023 patën një ecuri pozitive.

Sipas Bankës Qendrore, stoku i kursimeve në monedhën vendase në fund të vitit arriti në 579 miliardë lekë.

Kjo është një rritje prej 2.5% më krahasim me muajin e mëparshëm, ose 14 miliardë lekë më shumë.

Edhe në nëntor, kursimet në lekë u zgjeruan ndjeshëm, me rreth 17 miliardë lekë, më e larta që nga dhjetori i vitit 2021.

Në ecurinë pozitive të kursimeve në lekë ndikuan individët, të cilët shtuan kursimet e tyre pa afat në banka, e që sollën 75% të rritjes.  Ndikimi i dytë më i lartë erdhi nga korporatat dhe me bazë vjetore, depozitat u rritën me 5%, ose 27 miliardë lekë më shumë.

Ndërkohë, kursimet në valutë të huaj tregojnë se depozitat në euro nuk shënuan rritje domenethënëse në fundvit, edhe pse stoku i depozitave arriti në 7.3 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Nga ana tjetër, depozitat në Dollarë Amerikanë regjistruan rritje gati 5%, duke kapur vlerën e përgjithshme të 753 milionë dollarëve./e.t

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Trump, pa asnjë lidhje me Berishën

Nga  ARTUR  AJAZI Qysh në fushatën e zotit Trump, kreu i Partisë Demokratike (i konvertuar në konservator) ka hequr paralele mes fatit të tij politik,...

“Po zhduken dokumentet”/ Bashkia Tiranë reagon pas denoncimit të Berishës: Proces rutinë!

Pas denoncimit të kreut të PD Sali Berisha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar zhdukjen e dokumenteve, reaguar Bashkia e Tiranës. Në reagim bëhet me...

“Eh Babale, s’përdridhu!”/ Rama tregon çfarë ndodhi në gjyqin me Bardhin

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë ndodhi në gjyqin për shpifje me Gazment Bardhin. Me anë të një postimi në X, kreu i...

Prej dy javësh në qeli, reagon Erion Veliaj

Kryebashkiaku Veliaj ka reaguar sërish në rrjete sociale, lidhur me hetimet ndaj tij prej prokurorit Ols Dado, të cilit i referohet si ‘Ols Kafka’, duke...

Lajme të tjera

Web TV