Pse ikin shqiptarët jashtë vendit? Raporti i MB: Shumica, për mundësi punësimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica e shqiptarëve largohen jashtë vendit për mundësi më të mira punësimi. Këtë tregon një raport i Ministrisë së Brendshme për migracionin gjatë periudhës 2019-2022.

Sipas këtij raporti, 86% e shqiptarëve që kanë emigruar në vitin 2022 kishin si faktor shtytës punësimin, ndërsa rreth 6% rezulton se janë larguar për bashkim familjar dhe gati 4% për mundësi më të kënaqshme studimi.

Përgjatë vitit 2022 rreth 46 mijë e 500 shqiptarë janë larguar nga vendi, niveli më i lartë që nga viti 2014. Largimet reflektohen edhe në kërkesat në rritje të shqiptarëve për azil.

Në vitin 2022, 25 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, Britani, Amerikë, Kanada dhe Australi, një rritje kjo me 83% krahasuar me vitin 2021.

Më shumë se gjysma e kërkesave rezulton të jenë bërë në Britaninë e Madhe, pasuar më tej nga vendet e BE-së.

Sa i përket azilit arsyet kryesore lidhen kryesisht me çështjet ekonomike.

Për Ministrinë e Brendshme shqetësues mbetet trendi në rritje i emigrimit të të miturve kryesisht drejt vendeve të BE-së.

Gati 5 600 të mitur shqiptare kanë kërkuar azil në vitin 2022, shumica në Britani dhe Francë. Në krahasim me vitin paraardhës ka një rritje 85%.

Në kushtet kur Shqipëria vazhdon të prodhojë flukse emigrantësh ekonomikë, sipas Ministrisë së Brendshme është e nevojshme që të intensifikohen përpjekjet për mirëqeverisje në vend./O.S

 

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV