Zbardhet atentati i plagosjes me armë zjarri në Shkodër/ Arrestohet në Berlin autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur më 8 Shkurt të këtij viti ndaj Selami Brahimit, i cili i shpëtoi një atentati. Uniformat blu njoftojnë se bazuar në provat dhe informacionet e siguruara, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të krimit, 68-vjeçarin me iniciale S.K.
Në kuadër të operacionit të përbashkët policor të koduar “Koordinimi” të kryer në bashkëpunim me Interpol dhe me homologët gjermanë, policia njofton se 68-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur në Berlin të Gjermanisë.

“Shtetasi S. K. dyshohet si autori kryesor i ngjarjes së datës 08.02.2024, në Shkodër, ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës “Citroen”, për të vrarë shtetasin S. B., banues në lagjen “Guerile”, Shkodër”, njofton policia.

Ndaj tij, Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë, Selami Brahimi ka thënë para policisë se nuk ka mundur të njohë se kush qëlloi në drejtim të tij. Në dëshminë e tij, 60-vjeçari ka deklaruar se nuk është kërcënuar më parë nga dikush apo të ketë konflikte me njeri. Brahimi, i cili mori lëndime në pjesën e fytyrës iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat kundër krimeve të rënda të DVP Shkodër kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën është ekzekutuar vepra penale, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e autorit.

Policia e Shkodrës po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjithë rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë përpara drejtësisë dhe autorë të tjerë të mundshëm të implikuar./O.S

Lexo edhe :  Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

 

 

Të fundit

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Lajme të tjera

Web TV