Pse nuk duhet të hani kurrë ushqim në tavolinën e punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë njerëz mendojnë se nëse konsumojnë vaktin e drekës gjatë orarit të punës, praktikisht para kompjuterit dhe tryezës, ata i kursejnë vetes kohë dhe e bëjnë kësisoj më të menaxhueshme punën e tyre brenda orarit zyrtar.

Por, a nuk duhet një balancë mes stilit të jetës dhe karrierës? Dy ekspertë e morën në studim këtë rast, për të provuar nëse vërtet të ngrënit në tryezën e punës është një ritual që ruan produktivitetin, njëherësh edhe një mënyrë e pranueshme ushqyerje.

Një raport i ezCater i vitit të kaluar, anketoi më shumë se pesë mijë punonjës në SHBA, ndërsa rezultatet zbuluan se më shumë se 48% e tyre anashkalonin një pushim të vërtetë në drekë, larg ambientit të zyrës dhe punës.

Faktorët që ndikonin në këtë vendim ishin realisht të ndryshëm. Raporti zbuloi se 23% e punonjësve e bënin këtë për të mbaruar punën brenda orarit zyrtar, 22% folën për frikën se nuk do kishin mjaftueshëm kohë për të përfunduar detyrat e tyre e 20% të tjerë u shprehën se kishin shumë takime pune gjatë orarit të pushimit.

Shumë njerëz theksuan faktin se të qenit shumë të zënë për të bërë një pushim të mirëfilltë në drektë ishte motivi kryesor pse përfundonin duke ngrënë në tavolinën e punës. Ekspertët në fakt, thonë se ju duhet të hiqni dorë nga ky zakon nëse e praktikoni çdo ditë, sepse në terma afatgjatë, të ngrënit para tavolinës së punës dhe fakti që nuk largoheni për pak minuta nga ambienti i punës çon në stres dhe paqartësi mendore.

Pavarësisht se punonjësit mendojnë se anashkalimi i pushimit të drekës kursen kohë, realiteti tregon të kundërtën, pra që ky zakon ul fokusin dhe produktivitetin.

Lexo edhe :  Kjo është sasia e kremit të diellit që i duhet fytyrës

Ndërsa, njerëzit që marrin kohën e tyre të pushimit të drekës, për të konsumuar vaktin apo për të pirë një kafe, reagojnë se kanë më shumë qartësi mendore kur kthehen në zyrë.

Në ditët e sotme të punës me ritme të shpejta, shumë individë e gjejnë veten në punë edhe gjatë drekës, duke besuar se kjo strategji kursen kohë dhe afërmendsh çon në një largim më parë ose në kohë nga zyra.

Por, një tjetër përfitim i rëndësishëm, gjithnjë nëse ju vendosni ta konsumoni drekën jashtë punës është fakti se ju vendosni qëllime dhe një ekuilibër të mirë mes angazhimeve profesionale dhe jetës./E.Ç

Të fundit

3 duelet më të forta në zgjedhjet e 11 majit, beteja brenda PS dhe PD

Zgjedhjet e 11 Majit përpos fitores së Partisë Socialiste, prodhuan edhe “luftë” për mandate brenda vetë partive, si te...

Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare. Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të...

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte dhe sende të tjera nga një muze në Kherson gjatë tërheqjes së tyre të vitit 2022, sipas Administratës Ushtarake...

Milani i bën daljen Igli Tares, del emri i ri për rolin e drejtorit sportiv

Milani është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe sipas raportimeve të fundit nga 'Gazzetta dello Sport', emri që kryeson listën...

Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat alpine. Është Halil Disha nga Novoseja...

Lajme të tjera

Web TV