Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se nuk po ndihmon njerëzit në nevojë të cilët janë me bindje të djathta.
Berisha ka publikuar videon e një qytetari nga Kavaja sipas të cilit personat e qeverisë socialiste e kanë hequr nga puna. Ndërsa bashkia sipas tij, nuk i ofron asnjë ndihmë pasi ai ka bindje të djathta politike.
“Në nëntor më hoqën nga puna sepse erdhi kryetari i Bashkisë së Partisë Socialiste dhe më hoqën nga puna. Që në nëntor jam pa punë, ku gjeja ndonjë punë edhe punoja. Tani që erdhi koronavirusi unë jam pa punë. S’kam ku të ha. Të vras veten. Frigoriferin e kam bosh. Çfarë të bëj. Shihe frigoriferin si është. Vajta te Bashkia për të kërkuar ndihmë, më thanë që ‘ti mos u afro se ti je demokrat!’. Shko merr te Partia Demokratike”, shprehet i moshuari në videon e publikuar nga Berisha./FJALA.AL/