Rama pas takimit me Blinken: Pa SHBA-të nuk do kishte Kosovë të pavarur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, tha se gjatë takimit me numrin 2 të SHBA-ve u diskutua edhe për zhvillimet e rajonit dhe konkretisht për dialogun Kosovë-Serbi.

Rama theksoi se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës.

“Kemi folur për rajonin, kemi ndarë të njëjtat pikëpamje dhe shqetësime. Siç dihet Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë për të gjitha vendet e rajonit. Jemi investuar që rajoni të shkojë përpara. Është në interesin e popullit tonë që ta shikojë bashkimin me Europën si pjesë të pandarë të bashkimit të këtij rajoni rreth vlerash dhe parimesh që mishërojnë qenien tonë në komunitetin e madh të shteteve demokratike. E kemi nxitur dialogun e pazëvendësueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të, kanë qenë janë dhe do mbeten mbështetëse të palëkundura të njohjes përfundimtare të Kosovës dhe të përmbushjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA-të nuk do kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-ve në këtë rajon dhe specifikisht interesi për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë nuk është interes i dorës së dytë”- u shpreh Rama./e.t

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV