Mos funksionimi i urgjencës spitalore në QSUT ka bërë që pacientët të shpërndahen në spitalin e Traumës dhe te Shefqet Ndroqi”.
Gazetarja Ema Shazivari bën me dije se pavarësisht fluksit të shtuar, stafi ka arritur të menaxhojë siç duhet situatën, ndërsa shtoi se qytetarët të informohen nëpërmjet numrit të telefonit 127 në mënyrë që të mos paraqiten vetë në spital dhe të krijojnë konfuzion.
“Pavarësisht fluksit ka një avantazh kjo pasi edhe gjatë pandemisë stafi është trajnuar dhe ka eksperiencën për të trajtuar rastet. Edhe në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ situata është e njëjtë. Nesër do të ketë një deklaratë se kur do të rikthehet shërbimitë QSUT. Urgjencat që referohen te ‘Shefqet Ndroqi’ janë problemet kardiak, gjendjet e të fikët. Ndërsa të Trauma referohen raste e lëndimeve të rënda ose më të lehta. Këto janë urgjencat më të shpeshta në të dyja spitalet. Dua të theksoj se ka qytetarë që nuk janë të informuar,. Paraqiten vetë në spital dhe informohen që nuk ofrohen shërbim. Qytetarët të informojnë ë127 për të marrë informacionet e nevojshme në mënyrë që të mos krijohen sorollatje./E.T