Një e moshuar ka dalë sot për të bërë pazar në një nga tregjet e kryeqytetit. Ajo nuk ka qenë e pajisur me leje-dalje, por ka shkuar të bëjë pazar pasi sipas saj, nuk ka asnjë njeri që t’i vijë në ndihmë.
Madje ajo thotë se as pensioni nuk i është dërguar në shtëpi siç pati premtuar qeveria disa ditë më parë për pensionistët, në mënyrë që ata të mos dalin nga shtëpia.
Sipas të moshuarës, për të nuk kujtohet njeri nëse është gjallë apo ka vdekur. Ajo vlerëson masat që janë marrë ndaj situatës së koronavirusit, por sipas saj shqiptarët janë të pa kulturuar dhe bagëti, të cilët sipas të moshuarës nuk kanë për t’u bërë kurrë.
A e dini që pensionistët nuk mund të dalin nga banesa?
E moshuara: Po a hanë pensionistët?
A keni njeri tjetër në shtëpi kush të t’i sjellë ushqimet?
E moshuara: Jo! As pensionin s’ma ka sjellë njeri! As kanë pyetur jam gjallë a kam vdekur.
Dini të dërgoni mesazh për të marrë leje?
E moshuara: Jo, s’di unë, një telefon të thjeshtë kam. Masat janë shumë mirë dhe janë për të mirën tonë, por unë s’kam njeri. Ne jemi popull pa kulturë, jemi bagëti, s’jemi për t’u bërë njerëz kurrë.