“Është bërë e mundur që nr. i shërbimeve sociale të ofruara të jetë mbi 70. Ky projekt na lejon të forcojmë më shumë partneritetin me 14 njësi vendore nga veriu në jug dhe lindja në perëndim. Gjithashtu do të lejoj përsosjen e shërbimeve në banesë, rritjen e aksesit në zonat e largëta dhe forcimin e qëndrueshmërisë financiare të këtyre shërbimeve”, deklaroi ministrja Koçiu.
Bashkitë në të cilat do përqendrohet vëmendja janë dhe ato të cilat janë prekur edhe nga fatkeqësitë natyrore, duke vuajtur më tepër nevojën e shërbimeve, sidomos në zonat e thellat të vendit.
“Mbulimi i këtyre shërbimeve duke patur mangësi në buxhete e kemi të pamundur të mbulojmë të gjithë territorin me shërbime sociale. Përveç burimeve tona në bashki i shtrijmë dorën si bashki çdo partneri”, shtoi kryebashkiakja Cara.
Projekti i cili është në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ëorld Vision do t’u vijë në ndihmë bashkive deri në vitin 2026./O.S