“Përdor lëndë narkotike”/Bardhit s’i del e keqja me Rozën: Do hakmerrem,do ia bëj ferr…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur, Bardhi, është shprehur mjaft i revoltuar me Roza Latin, pasi ajo e akuzoi se konsumon lëndë narkotike.

Teksa po bisedonte me Ledjonën dhe Romeon, ai shtoi se do të hakmerret ndaj saj dhe do ia bëjë të padurueshëm qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Bardhi ka dalë nga vetja, pasi Roza e akuzon Sarës se është përdoruese e lëndëve narkotike. Ai shprehet se do e “nxjerrë Rozën nga vetja në mënyrën më të poshtër edhe nëse ai vetë del si njeriu më i keq në shtëpi”. Madje i kërkon banorëve të tjerë që “kur të veprojë ndaj Rozës të mos e pengojë askush sepse e di vetë se çfarë bën”.

Pjesë nga biseda:

Bardhi: Edhe nëse unë jam gabim mos më ndërprerë asnjë këtu. Kam për ta nxjerrë nga vetja. Ndoshta kam për të dalë më i keqi në këtë shtëpi, kam për ta nxjerrë nga vetja në mënyrën më të poshtër të mundshme. Kam për t’ia kthyer me të njëjtën monedhë.

Ledjona: Mos bjer kurrë në nivelin e saj.

Bardhi: Edhe më poshtë, se nivel më të keq se përdorimi i lëndëve narkotike, unë s’besoj që ka.

Ledjona: Jo ta bësh atë, mbaji qëndrim.

Bardhi: Do t’ia bëj ferr, ka për të kërkuar derën e kuqe në dhomën e rrëfimit. Po ta thotë sinqerisht një djalë që deri sot nuk ka folur keq për askënd.

Ledjona: S’ka nevojë të biesh në atë nivel.

Bardhi: Kur më akuzon kështu, duhet ta mbajë peshën e fjalëve kur e thotë. Ta shoh sa duron. Se kur i tha Meritoni a ke bërë treshe, qau në dhomën e rrëfimit./O.S

Të fundit

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një...

Mungon vetëm zyrtarizimi, Victor Gyokeres drejt transferimit tek gjiganti londinez

Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës. Sipas “The Athletic”, në fakt, klubi anglez ka arritur një marrëveshje të plotë me...

Persona të paidentifikuar bëjnë “copë e çikë” varrin në Sarandë

Një akt brutal është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Në...

6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Nga Leonard Veizi Në mesin e verës së një Europe që digjej nga flakët e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria zinte vetëm një cep të...

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

Duke zbritur përgjatë krahut jugperëndimor të vendit, nga qyteti i Vlorës në veri deri në fshatin Ksamil, Riviera shqiptare është shpallur si Maldivet e...

Lajme të tjera

Web TV