“Mirëpresim krahëhapur këdo që na bashkohet”/Rama:Pengmarrja vetëm për interesa personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kaosi në Kuvend është komentuar nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në Dibër.

Rama theksoi se gjithçka ndodh vetëm për interesa personale, dhe se deputetët e opozitës vazhdojnë me skenarin për të marrë peng Parlamentin.

“Nuk dëmtohen personalisht në asnjë formë dhe nuk e humbasin gjumin natën për asnjë hall të askujt ata që marrin peng Parlamentin. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre, por nuk dëmtohen nuk i gjen asgjë. Në fund kanë shumë  më tepër se ç’kanë shumica dërrmuese e atyre që i kanë votuar. Këtë e them për faktin se fillimi i një ndryshimi të kahjes së mendimit në raport me cilën parti duhet të mbështes dhe fillimi i të parit të partive më një sy më të ftohtë se më parë është diçka pozitive dhe sot është një potencial që duhet ta shfrytëzojmë,. Nuk ka rëndësi nëse dikush ka qenë kundër nesh nga pikëpamja politike, kur ky është i gatshëm të bashkohet me ne, ne duhet ta mirëpresim krahëhapur. Mirë se të vijnë të gjithë. Ka faza të caktuara në rrugën e përbashkët ku njerëzit mendojnë ndryshe dhe ka faza si kjo kur njerëzit janë më të prirur të afrohen dhe për të parë njësoj të njëjtën rrugë për të çuar përpara punët”, tha më tej Rama./E.T

Të fundit

Berisha takohet me “kancelarin” e ri

  Partia Demokratike po e shndërron protestën në mjetin kryesor të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Në vend të...

Ndikimi i pezullimit të fondeve amerikane dhe mbështetja për SPAK

Ndër institucionet që nuk do të financohen më nga SHBA, të paktën për një periudhë 90 ditore, janë institucionet e reja të drejtësisë, veçanërisht...

Parashikimi i horoskopit 4 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Koha për të eksploruar vende të reja ka ardhur dhe shkuar. E sotmja ju ofron një mundësi të mrekullueshme për të komunikuar idetë tuaja...

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe para stërvitjes. Përshpejton humbjen e yndyrës Kafeja...

Lajme të tjera

Web TV