Gazetari i CNN rrëfen sekretin e shërimit nga Covid-19: Nuk janë medikamentet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i famshëm i CNN, Chris Cuomo, njëherazi vëllai i kryebashkiakut të Nju Jorkut është prekur pak ditë më parë nga koronavirusi.

Këtë  ngjarje ai vendosi që ta ndante me median, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të luftojnë kundër këtij virusi në emër të njerëzve të tyre të dashur.

Pjesë nga përvoja e Chris Cuomo

Ja çfarë kam mësuar, ky është sekreti për ta mposhtur këtë virus.Nuk është ilaç apo substancë, ka të bëjë me vullnetin dhe përkushtimin tuaj.

Virusi do që ne të përulemi. Virusi do që ne ta marrim.

Nocioni i të qendruarit në shtrat, kur je sëmurë tingëllon shumë mirë, dhe nëse nuk ju pëlqen atëherë duhet të bëni sa më pak të jetë e mundur. E kam kaluar edhe unë këtë. Më besoni. Por nuk mund ta bëni këtë.

Ishte e premte. Nuk do ta bëja emisionin atë natë. Kisha mbaruar. Isha i mbuluar në djersë. 12 orë më vonë ndihesha po njësoj. Nuk kisha fjetur asnjë minutë. Isha qull dhe i frikësuar. Ju betohem.

Një doktor më merr në telefon. Më pyeti për simptomat. Është ekspert pulmonar. Dhe më pyet, ‘A mund të ngrihesh?’

I thashë ‘po, mund të ngrihem’. Ai më thotë ‘bëje!’

Më pyeti ‘A e drejton dot trupin?’

Çfarë do të thuash? – i thashë. Më tha të ngre duar mbi kokë, ja kështu…

I thashë ‘jo, nuk e bëj dot’. Ai tha: bëje!

Më pyeti nëse e mbaj dot frymën për 10 sekonda. I thashë me shumë mundësi jo. Ai më tha: bëje!

Më pas më dha çelësin. Më kishte dëgjuar kur thashë që nuk doja që virusi të më kalonte në mushkëri. Ai më tha se i kishte parë grafitë e mia dhe se e kisha në mushkëri.

Lexo edhe :  TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta "zëvendësojë"

Ke frikë për arsyet e duhura, por ke sjelljen e gabuar, më tha. Duhet të luftosh!

Duhe të vishesh mirë, duhet të pish lëngje, duhet të marrësh Tylenol, dhe duhet të luftosh. Duhet ta bësh temperaturën të ulet në të gjitha mënyrat. Problemin do ta keni në kraharor. Të bën të ndihesh i vogël. Është ajo që vërtetë e përkufizon Covid-19. Dhe Covid po përfiton nga ju, nga dobësia juaj. Na do pasiv, të shtrirë, të mos bëjmë asgjë. Përgjigja është që duhet të bëjmë çdo gjë!

Unë rrotullohem nga të gjitha anët, ngrihem në këmbë, marr frymë. Unë e di që e kam këtë virus në mushkëri. Nuk do ta humbas luftën. Nuk ka shance që t’ja bëj këtë gjë gruas dhe fëmijëvë të mi, e të gjithë njërëzve që më duan. Nuk do të shkoj në spital për diçka që mund ta shmang!

Të fundit

Rama: Nëse Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë € fustanë e bizhuteri s’kemi çfarë…

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha Unë...

SHBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, thotë shefi i Pentagonit

Administrata e Presidentit Donald Trump nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, tha sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth. Duke folur me gazetarët në...

SPAK heton Klotilda Bushkën/ Rama: Kjo nuk është republikë prokurorësh

Kryeministri Edi Rama foli për Klotilda Bushkën, kryetaren e Komisionit të Ligjeve e cila është në hetim nga SPAK në dosjen e Erion Velisë. Kryetari...

Ndryshon skema e TVSH në bujqësi, socialistët e demokratët bashkojnë votat

Komisioni i Ekonomisë bëri bashkë socialistët dhe demokratët për të votuar projektligjin e deputetit Erion Braçe, për të ndryshuar skemën e TVSH-së në bujqësi. Socialisti...

Britanisë i kushtoi 1 milionë paund për të dëbuar 47 shqiptarë me avion privat

Britanisë i ka kushtuar plot 1 milionë paund dëbimi i 47 shqiptarëve ilegalë drejt vendit tonë. Sipas gazetës “The Telegraph”, shqiptarët, të cilët u propaganduan...

Lajme të tjera

Web TV