A duhet ti lëmë telefonat në karikim gjatë natës? Ja çfarë thonë ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh kaplohemi nga paniku kur mbesin me përqindje të vogël të baterisë dhe jemi larg shtëpisë apo ndonjë prize për ta mbushur, por edhe kur i kemi afër prizat apo mbushësit mobil, zakonisht i mbushim telefonat në mënyrën më të gabuar të mundshme – duke ua shkurtuar “jetën” baterive, shkruan Business Insider.

“Nëse mendoni të mbushni telefonin 100% duke e mbajtur në prizë gjatë gjithë natës – atëherë një veprim i tillë sigurisht që do të ketë ndikim negativ – do ta plakë baterinë”, ka deklaruar Dominik Schulte, drejtor i kompanisë gjermane Batterie Ingenieure që merret me prodhimin e baterive.

Ai madje pranoi se plakja e litiumit të baterisë apo e thënë ndryshe, elementet kimike brenda saj, humbin efiçencën duke bërë që bateria të shpenzohet më shpejtë se zakonisht.

Të gjitha bateritë e litiumit kanë një limit përsa i përket jetëgjatësisë. Pavarësisht se çfarë bëni, kapaciteti i baterisë suaj – që përkthehet me jetëgjatësi do të “degradojë” ashtu si ju e përdorni. Më poshtë mund ta mësoni se me çfarë shpejtësie plaket bateria juaj.

Kompanitë që merren me prodhimin e telefonave të mençur janë pyetur se çfarë mendojnë për mbushjen e një telefoni gjatë natës, me qëllimin e vetëm që në fund të jetë 100% i mbushur.

Apple nuk përmend asgjë në faqen informuese nëse duhet të mbushet telefoni gjatë gjithë natës – duke mos dhënë koment nëse është një ide e mirë apo e keqe.

Ndërkaq në Google kanë bërë të ditur se mbushja e tepërt e telefonit apo mbajtja në prizë gjatë gjithë natës është një “brengë”, që i përket të kaluarës apo më mirë thënë demode. Ronald Ho, menaxher i Google, ka deklaruar për Business Insider se “në përgjithësi mentaliteti se mbushja gjatë tërë natës është veprim i keq apo mbushja e shpeshtë e telefonit është një përshtypje që i takon së kaluarës”

Lexo edhe :  A do kalonit një intervistë për një punë në Google?

Ai shtoi se kur bateria e telefonit arrin 100% të jetë e mbushur, atëherë telefoni automatikisht e ndërpret furnizimin edhe pse kablloja është ende në prizë. “Telefoni do të vazhdojë të mbushet vetëm nëse është poshtë 100%”, shtoi zyrtari i Google.

Schulte shtoi se bateritë e litiumit duhen mbajtur nga 30 deri në 50%, dhe nëse vazhdohet të përdoret në atë përqindje, telefonat e mençur apo bateritë e tyre do të kenë një jetëgjatësi mesatarisht të mirë.

Të fundit

U bëre komunist

Edison Ypi U bëre komunist nga Giorgio Gaber (përshtatur) U bëre komunist sepse u linde në Tepelenë. U bëre komunist sepse gjyshi,...

‘Krimet zgjedhore’/ Çollaku: Gjysma e pjesëtarëve të dosjes 184, kandidatë për deputet

Gazetari Basir Çollaku ka akuzuar SPAK-un për mosveprim ndaj krimeve zgjedhore, duke theksuar se dosjet e bujshme si 184 dhe 339 përmbajnë emra të...

“Ky krimb s’na bën dot për klloun!”/ Zbardhen përgjimet e organizatës së Armando Pacani

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

66-vjeçarja në Gjermani sjell në jetë fëmijën e dhjetë

Drejtoresha 66-vjeçare e një muzeu gjerman solli në jetë fëmijën e saj të dhjetër. Alexandra Hildebrandt, kreu i muzeut privat ”Checkpoint Charlie” në Berlinin...

BE “zgjidh qesen”, Shqipëria merr këstin e parë nga plani i rritjes për rajonin

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, Shqipëria dhe...

Lajme të tjera

Web TV