Infermierja rrëfen realitetin e tmerrshëm: Askush nuk del i gjallë nga këtu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një infermiere e ICU e cila po punon në vijën e parë në luftën kundër COVID-19 ka rrëfyer një realitet të krijuar nga ky virus, duke paralajmëruar se ‘askush nuk ka dalë i gjallë nga reparti ku ajo punon”.

Aleixandrea Macias, 24 vjeç, nga Brownsville, Texas, bëri një postim në Facebook mesnatën e të hënës pasi kishte 11 ditë që kuronte pacientët me koronavirus.

Ndërsa postoi një foto të vetes me lot në sy, duke treguar dhe plagët që i ishin shkaktuar në fytyrë nga veshja, nëna e katër fëmijëve rrëfeu se kurrë nuk ka parë diçka si ky virusi. Ajo shkruan se ndjehet sikur lufta e saj kundër koronavirusit ka qenë një lojë për të parë se sa kohë mund t’i mbajë pacientët gjysmë të gjallë.

Aleixandrea, infermiere e ICU, përshkroi se çdo ditë është një luftë për të shpëtuar pacientët, por shumë prej tyre vdesin dhe ajo shpesh ndihej se përpjekjet e saja ishin gjithnjë e më shumë ‘të kota’.

“Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë më parë, kurrë nuk jam kujdesur për dikë që është aq i shëndetshëm, por në të njëjtën kohë kaq i sëmurë” shkroi ajo.

‘Duke qenë se punoj në ICU, unë kujdesem çdo ditë për pacientët e mi deri në momentin që vdesin. Askush nuk ka dalë ndryshe nga reparti jonë përveçse kufomë e mbledhur me qese’.

Punonjësja e kujdesit shëndetësor gjithashtu shprehu zemërimin e saj për mungesën e stafit dhe furnizimeve – duke paralajmëruar se ajo dhe kolegët e saj nuk janë në gjendje të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të shpëtuar njerëz, sepse ata nuk kanë mjetet e nevojshme./DM

Të fundit

Berisha sulmon Ramën nga Shkodra: Hajdut i shqiptarëve, mashtrues dhe banal!

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Shkodër deklaroi se Edi Rama gjatë qeverisjes së tij ka vjedhur...

Kush është Papa i ri, Leo XIV?

Në një moment historik për Kishën Katolike, Kardinali amerikan Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, duke marrë emrin Leo XIV. Robert Francis Prevost...

Berisha: Papë i ri u zgjodh një Donald Trump në Vatikan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në mbrëmje në Shkodër, në takimin përmbyllës të fushatës, nga ku u shpreh plot optimizëm që jo...

Diferenca PS-PD shfaqet qartë me dy mitingjet krahasuese, demokratët dështuan

Teksa na ndajnë 3 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, partitë politike janë duke zhvilluar takimet e fundit përmbyllëse në 12 qarqet e vendit. Ditën...

Krimet e Ballit që nuk harrohen/ 81 vjet nga vrasja e pabesë e Thoma Kalefit

Nga ARTUR  AJAZI Në 9 maj mbushen plot 81 vjet nga pushkatimi i të riut komunist, nënshtetasit amerikan që dha jetën për çlirimin e Shqipërisë,...

Lajme të tjera

Web TV