Sulltan Nevruzi/ Baba Mondi: Shqiptarët t’i kthehen punës, paqes e diturisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e Sulltan Nevruzit, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kryegjyshi botëror i Bektashinjve, dha një intervistë për “Special Report” në ABC News, ku përcolli disa mesazhe të rëndësishme. Ai tha se qytetarët shqiptarë duhet t’i kthehen punës, paqes dhe diturisë.

“Jep energjinë për të përballur dhe njerëzit vijnë në 22 mars për të nderuar Imam Aliun që ka lindur me 22 mars, është një nga personalitetet më të mëdha të fesë islame pas profetit Muhamed.

Profeti për këtë figurë ka thënë 110 thënie për personalitetin, vlerat dhe dashurinë e tij dhe gjithçka aqë ka bërë  për mirë për të përhaur fenë islame në mënyrë paqësore,.

Kështu që 22 marsi është ditë ekuinoksit pranveror, dita ndërkombëtare e ujit, po kështu nd këtë ditë të gjithë bektashinjtë shkojnë në teqe për të marrë urata dhe bekime, bëjnë kurbanë të ndryshëm, bëjnë ushqime të mira që ka sjellë pranvera, gjithashtu vijnë dhe luten dhe ndezin qirinj për të marrë energji pozitive.

Ne ndajmë një shishe me shërbet dhe qëumësht për t’u dhënë njerëzve mbarësi në familje. Qumështi tregon vazhdimësinë e jetës ndërsa shërbeti është hyjnor që kanë përdorur mistikët në të gjithë kohërat.

Mesazhi për shqiptarët t’i kthehen punës, diturisë, paqes dhe mirësisë. Duke u falur te zoti, shkëputen nga të gjitha të këqijat.

Puna është ajo që e shmang dhe ky është mesazhi. Edhe Imam Aliu ka qenë udhëheqës i vërtetë, një punëtor dhe ka dhënë shembull për familjen e tij. Ajo familje është shembull për të gjithë njerëzimin, por sidomos për ne myslimanët dhe bektashinjtë.

Feja islame është fe e dritës, e paqes dhe mirësisë. Nuk duhet ngatërruar me ekstremizmin, dhunën dhe asnjë të keqe. Ato i bëjnë njerëzit, jo besimi. Prandaj duhet ndarë e mira nga e keqja. Imam Aliu ka qenë krahu i djathtë i profetit Muhamed. U vra në Foltore. Njerëzit duhet të punojnë dhe të kenë edhe sakrifica.“, tha ai./   S.M

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV