Skadenca e kartave të identitetit dhe pasaportave, ministri Lleshaj: Do jenë të vlefshme derisa…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri Lleshaj ka deklaruar ditën e sotme se mjeteve të identifikimit që kanë mbaruar para fillimit të pandemisë, afati i vlefshmërisë nuk do t’u njihet.

Ndërkohë shtoi se Ministria e Brendshme ka komunikuar me të gjitha bankat në mënyrë që mjetet e identifikimit të skaduara të njihen edhe pa u formalizuar procesi i njohjes.

Reagimi i plotë

Shfrytëzoj këtë mundësi për të komunikuar me publikun në lidhje me shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave të prodhuara ndërkohë.

Dihet që për arsye të pandemisë, janë ndaluar veprimtaritë e zyrave të aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti, por ndërkohë një numër i madh kartash ID dhe pasaportash janë prodhur dhe ne do të marrim masa që sipas një skeme të caktuar dhe shumë të sigurt, të mundësojmë që këto të shpërndahen.

Për këtë arsye zyrat përkatëse që janë përgjegjëse për shpërndarjen e kartave ID dhe pasaportave dhe bëhet fjalë për disa mijëra syresh, do të fillojmë nga nesër që të thërrasim qytetarët nominalisht, për të lënë takime për të marrë në dorëzim kartat apo pasaportat.

Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë në këtë proces, i cili duhet të zhvillohet duke respektuar me rigorozitet të lartë të gjitha masat e sigurisë.

Ndërkohë për të gjithë qytetarët e tjerë, të cilët nuk kanë pasur mundësi të paraqiten për t’i rinovuar kartat apo pasaportat e tyre, theksoj që të gjitha kartat apo pasaportat, të cilave u ka mbaruar afati i vlefshmërisë gjatë periudhës së epidemisë, ky afat vlefshmërie nuk do të njihet, pra ato do të konsiderohen të vlefshme për aq kohë sa pandemia do të zgjasë në Shqipëri apo më tej.

Lexo edhe :  Thasë me flete votimi që vijnë nga diaspora e Kosovës, nis procesi i verifikimit

Për këtë arsye ne do ta formalizojmë së shpejti me aktet përkatëse ligjore, të cilat do të mundësojnë njohjen e vlefshmërisë së çdo pasaporte apo karte identiteti, në të gjithë territorin e vendit, për aq kohë sa zgjat epidemia. Ndërkohë që për bankat, është komunikuar zyrtarisht me të gjithë drejtuesit e bankave të cilëve u është kërkuar nga Ministria e Brendshme që t’i njohin ndërkohë, edhe pa u formalizuar i gjithë procesi i njohjes, të njohin vlefshmërinë e të gjitha kartave dhe pasaportave të cilave u ka përfunduar vlefshmëria zyrtare gjatë kohës së epidemisë.

Të fundit

Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar për tentativat për ta vrarë atë në fillim të pushtimit rus të...

Përhapja e meningjitit bakterial, prindërit refuzojnë të dërgojnë fëmijët në shkollë

Prindërit e nxënësve të shkollave “Eftali Koci” dhe “Kushtrimi i Lirisë” kanë shprehur shqetësim të thellë për rrezikun e përhapjes së meningitit bakterial. Gazetarja Klodiana...

Berisha tregon prapaskenat: Ja pse u dërgua Erion Veliaj në Durrës

Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa hynte në Parlament ka treguar arsyet, që sipas tij Erion Veliaj u transferua në paraburgimin në Durrës. Në një...

Gogu në Kuvend: Jeni familja e dhunës, doni të prishni seancën për primaret

Në një seancë të tensionuar në Kuvend, deputeti socialist Toni Gogu iu përgjigj akuzave të deputetit demokrat Gazment Bardhi, duke përdorur fjalë të ashpra. Gogu...

Surpriza, propozime apo ndarje? Meri Gjini zbulon si do t’iu gjejë ky Shën Valentin

Sot jemi në ndikim të drejtpërdrejtë të Hënës së Plotë. Sa më shumë i afrohemi fundjavës aq më të lehtësuar do jemi. Disi gjejmë...

Lajme të tjera

Web TV