Porositi ekzekutimin e ish-bashkëshortes, jepet pretenca për avokatin Alban Bengasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se ka porositur eliminimin e ish-bashkëshortes së tij, Blerta Ruçi.

Rasti i tij u zbulua nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili deklaroi se avokati kishte ofruar 120 mijë euro për të kryer ekzekutimin, por Dumani nuk i kishte pranuar duke thënë se nuk merrej me gra.

Në seancën e sotme, prokurori i çështjes e deklaroi fajtor Bengasin për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, në grupin ku bënte pjesë dhe Nuredin Dumani.

Avokati Bengasi u arrestua në shtator 2023 në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Dubai ku qëndronte prej 16 muajsh në arrati./O.S

Të fundit

“2025, viti i gripit të shpendëve”/ Alarmi i studiuesve: Fatal për shtatzënat

Nëntë nga dhjetë gra shtatzëna nuk i mbijetojnë gripit të shpendëve. Ky është alarmi i ngritur nga studiuesit në...

TRONDITËSE/ E reja goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës

Ai u shfaq papritur në restorantin e ushqimit të shpejtë ku ajo punonte dhe pas një debati të shkurtër e sulmoi me thikë. Një...

Ku po shkojmë aktualisht ne shqiptarët?

Nga Spartak Ngjela A do të dijë qeveria aktuale, që po drejton Shqipërinë, të jetë e aftë të kuptojë se politikës amerikane, e cila është...

Gjelat e detit të Baldushkut/ Tradita vazhdon, po a do ndryshojë çmimi këtë vit?

Këtë vit çmimi i gjelit të detit nuk do të ndryshojë për qytetarët. “Dhjetë mijë lekë do të kushtojë kilogrami gjelit, dymbëdhjetë mijë lekë pula...

Gati 27 mijë bare dhe kafene në vend, kryesojnë Tirana e Vlora

Në qendër të qyteteve, cepat e lagjeve apo buzë rrugëve ku kalojnë njerëz e makina… në Shqipëri ka 26 mijë e 600 bar-kafene. Biznesi...

Lajme të tjera

Web TV