Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së dhe deklaratës së Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore mbajtur në Tiranë.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste njoftoi këtë të enjte se i ka paraqitur kërkesë kryetares së Kuvendit për krijimin e këtij Komisioni.

Kryeministri Rama në një reagim në platformë X është shprehur se kjo është “shumë e rëndësishme për të ecur përpara me shpejtësi të plotë”.

Deklarata e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi:

Duke u bazuar në angazhimet e Shqipërisë që rrjedhin nga: Memorandumi i Mirëkuptimit i datës 15 shkurt 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së për të adresuar manipulimin e informacionit nga aktorët e shteteve të huaja; Deklarata e Tiranës e 28 shkurtit 2024 e Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore; dhe rekomandimet e BE-së për “vazhdimin e përpjekjeve për mbylljen e hapësirës për ndërhyrjet e huaja dhe manipulimin e informacionit”,

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t’i paraqesë një kërkesë Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile./E.T

Të fundit

Moti bën kthesën e papritur për nesër, nga reshjet e shiut te stuhitë e borës

Shqipëria do të përballet nesër me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut pritet të fillojnë në orët e...

Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare

Atmosfera festive dhe spektakli i fishekzjarrëve në qiellin e Tiranës gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke shndërruar...

“Shikojnë tek vrima e çelësit”, psikologia Koromani: Jetoni jetën tuaj!

Ndërrimi i vitit merr kuptim kur jemi në këtë kapërcim mbi kohën. Zgjedhja e një urimi domethënës merr kuptim kur janë fjalët e duhura që...

BE, gati të finalizojë planin për qendrat e kthimit të emigrantëve të paligjshëm

Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për migrantët e paligjshëm, ka thënë të enjten kryeministri...

Kush paguhet me rrogë 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025!

Të gjithë ata individë që gjatë vitit që lamë pas kanë pasur pagë bruto 100 mijë lekë në muaj, për herë të parë do...

Lajme të tjera

Web TV