“Kolla e mirë”, shtohen dy vaksina/ Bino: Rriten rastet, virusi në të gjithë rajonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shfaqjes së rasteve me kollë të mirë në vend  komiteti i ekspertëve ka rekomanduar përforcimin  e vaksinimit tek fëmijët.  Sugjerimi është për kryerjen e dy dozave shtesë një në moshën  gjashtë dhe tjetra  në  13 vjeç.  Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino thotë se  skema e re do të mbulohet nga shteti dhe do të  aplikohet shumë shpejt.

“Duke qenë se ne përdorim në moshën shkollore vaksinim difteri tetanoz, komiteti i ekspertëve ka sugjeruar që kjo të jetë difeteri, tetanoz, përtus, duke përdorur në këtë rast pertusin aqelizor, sepse pertuesi qelizor nuk duhet të perdoret mbi moshën 2 vjeç, as tek gratë shtatzëna. Po ashtu komiteti ka rekomanduar, që të kryhet vaksinimi dhe në moshën 13 vjeç”.

Vaksina  qelizore  për përtusin  aktualisht kryhet  në moshën dy, katër,  gjashtë muaj  dhe dy vjeç.  Shumë prindër  shmangin  aplikimin   e saj dhe privatisht kryejnë  një tjetër lloj vaksine  jo qelizore. Bino tregon diferencën mes të dyjave.

“Vaksina qelizore vërtetë jep temperaturë dhe shpesh herë prindërit  përpiqen të mos kryejnë këtë vaksinë, por të kryejnë një tjetër që natyrisht është vaksinë e mirë, por nuk jep temperaturë, por që mbrojtjen e ka pak më të ulët sesa vaksina qelizore.  Këta prindër që kanë  vaksinuar jo me vaksinën që ofrohet brenda vendit, por me vaksinën tjetër  e kanë më të domosdoshme rivaksnimin me të dyja dozat  dhe pjesa më e madhe e fëmijëve që ne kemi parë kanë qenë femijë të vaksinuar kryesisht me skemën tjetër nuk po them që ska vlerë ajo ka vlerë sidomos tek fëmijët që kanë tendencë të bëjnë konvulsione,  të tjerë kanë indikacion terapeutik ja rekomandojmë  natyrisht vjen me koston e përseritjen e dozave”.

Me nisjen e vitit në Shqipëri u vu re një rritje e rasteve me  kollë të mirë kryesisht tek fëmijët, pas shfaqjes së saj  në  Europë  dhe vendet e rajonit. Kryesisht prek fëmijët. Kolla e fortë dhe agresive  shenja tipike  sipas mjekëve mund të zgjasë deri  në  tre muaj.  Nis  si grip, por çon deri  në penumoni dhe inflamacion të trurit.Vaksina mbron nga format e rënda dhe humbja e jetës./e.t

Të fundit

Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8-ve luhen më 14 dhe 15 janar 2025

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i...

Brokoli, çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo dite

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve. Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm...

Mjafton një filxhan në ditë! Ky çaj shkrin dhjamin e barkut dhe permirëson memorien

Ai është pirë në Kinë për më shumë se 5000 vjet, dhe së fundmi çaji jeshil është bërë i njohur edhe këtu, për shkak...

Korçë, përgatitjet e fundit/ Aktivitete të shumta në natën e ndërrimit të viteve

Për vizitorët e shumtë që kanë zgjedhur Korçën si destinacion, qendra e kulturës dhe artit do ketë një kalendar të pasur artistik, duke filluar...

Hapet unaza e madhe/ Sot nis qarkullimi i mjeteve, lehtësohet trafiku në Tiranë

Unaza e madhe e Tiranes, një nga veprat infrastrukturore me te medha te kryeqytetit hapet këtë 30 dhjetor. Unaza ka njw gjatesi prej 28.7...

Lajme të tjera

Web TV