Dhimbja dhe frika, dy gabimet e prindërve në edukimin e fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimbja dhe frika prodhojnë mekanizmat e pamëshirshëm të mbijetesës, të cilët ushqejnë të ndierit të kërcënuar. Kur këto dy ndjesi përdoren si “mjete” edukimi, siç për fat të keq ndodh ende te ne, do të kemi të rritur të pandjeshëm dhe pa respekt për veten dhe tjetrin. Tek këta individë keqtrajtimi bëhet sjellje dhe nuk arrijnë të komunikojnë ndryshe.

Ky grup kur është përballë individëve më të dobët se vetja i keqtrajtojnë, ndërsa kur janë përballë me individë që janë më të fuqishëm se ata, u nënshtrohen. Edukimi i keq prodhon vetëm dhunë dhe nënshtrim. Kujdes prindër, kur i trajtoni fëmijët tuaj përpiquni të jeni të njerëzishëm.

Mos e përdorni frikën, kërcënimin, etiketimin, pandjeshmërinë dhe sidomos urdhërin që të mos qajë fëmija, kur është i mërzitur. Prindër, edukatorë, mësues, dëshkoni veprimin por jo fëmijën, jepini të drejtë të mërzitet, rregullin duhet t’i a mësoni me respekt dhe jo me kërcënim.

Dhimbja ashtu si dhe frika, janë ndjesi individuale dhe mekanizma mbrojtës, por kur bëhen bashkë dhe ndërveprojn, influencojnë direkt në shëndetin mendor të fëmijës. Ky kombinim i dhimbjes me frikën, përfshin në lojë mekanizmin e harresës, e cila nuk lejon të kujtohet ngjarja.

Kështu, si frika ashtu dhe dhimbja nga mekanizma mbrojtës kthehen në mekanizma gjymtues. Ndërtimi dhe zhvillimi i psihës së fëmijës, nën trusninë ankthit, se cfarë do të ndodhë e çfarë do të ndjejë, influencon jo vetëm psiqikisht por edhe fizikisht, në strukturat trunore, si hypokampusi apo amykdala, struktura, që meren direkt me memorjen dhe mendimin./O.S

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV