Princesha Diana e quante mbretin Charles “një makth”, por pse?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulimet e reja rreth princeshës Diana dhe marrëdhënien e saj me mbretin Charles, po dalin në dritë nga kryredaktorja e revistës “Majesty”, Ingrid Seward në librin e saj të ri, “My mother and I”, një botim që i ngjan më shumë një kronike për raportet mes mbretëreshës Elizabeth dhe mbretit Charles.

Sipas Seward, mbretëresha e ndjerë Elizabeth i dinte problemet në marrëdhënien e Diana-s dhe Charles shumë kohë përpara se të dy të divorcoheshin. Nuk ishte e vështirë, pasi autorja shpjegon se Diana ankohej te vjehrra e saj, ndërsa e quante të shoqin e atëhershëm një “makth” të vërtetë. “Diana shkonte në dhomën e saj private për takimet që kishte mbretëresha, të cilat ishin çdo 20 minuta dhe shpërthente në lot,” shprehet Seward. Ajo thoshte se të gjithë e urrenin, por ajo urrente burrin e saj, që për të ishte një makth.

Seward shton se: “Mbretëresha qëndronte aty e tmerruar dhe Diana bëhej gjithnjë e më histerike. Mbretëresha nuk dinte si ta trajtonte atë, por ajo mendonte se Charles duhet të dinte si ta trajtonte gruan e tij”. Elizabeth nuk mund ta kuptonte se si Charles nuk mund ta përballonte martesën e tij dhe marrëdhëniet e përkeqësuara me të shoqen sepse mbretëresha nuk kishte përvojë në këtë aspekt.

“Kujtoni botën e mbyllur të familjes mbretërore, veçanërisht në ato ditë. Ata nuk duhej të përballeshin kurrë me konflikt moral, sepse gjithmonë kishte dikush tjetër që ta bënte këtë për ta. Mbretëresha nuk ishte mësuar ta bënte këtë,” shton shkrimtarja.

Charles dhe Diana u martuan në vitin 1981 dhe u ndanë në 1992, ndërsa divorci u bë zyrtar katër vite më pas. Diana ndërroi jetë në vitin 1997 në një aksident automobilistik./E.Ç

Të fundit

Operacioni i SPAK/ Gazetarja zbardh detaje nga dosja, akuza të reja ndaj 3 personave

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me operacionin e SPAK në kuadër të asaj që njihet si dosja ‘Metamorfoza3’. Sipas...

Ndotje në plazhin e vjetër Vlorë/ Turistët pëlqejnë bukurinë, por jo papastërtinë

Vija bregdetare e Plazhit të Vjetër në Vlorë, mes gjithë bukurisë natyrore, përballet me një problem të vazhdueshëm e cila është ndotja e kësaj...

Grida Duma: Vajzat dhe gratë të krijojnë stil të vetin, është gjurmë personaliteti

Ish-politikania dhe moderatorja Grida Duma e cila pyetet shpesh në lidhje me veshjet dhe stilin e saj, asnjëherë nuk nguron të flasë mbi këtë...

Plagosja, kryeministri sllovak në gjendje të rëndë i nënshtrohet një operacioni tjetër

Ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kalinak, ka deklaruar se kryeministri Robert Fico i është nënshtruar një operacioni tjetër. “Kryeministri sllovak Robert Fico i është nënshtruar...

A do të bien çmimet e apartamenteve?

Një rivlerësim tjetër i pronave, por me një normë tatimi 5-fish më të vogël ka ngritur aludimet e një lëvizje të mundshme të çmimeve...

Lajme të tjera

Web TV