Marrin pjesë rreth 1 mijë persona/ Mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, ka filluar sot në Kosovë dhe do të zgjasë për dy ditë rresht.

Ky edicion do të mirëpresë pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës me afro 1 mijë pjesëmarrës, me qëllim diskutimin dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe paqes.

Pjesë e forumit është edhe presidenti i Shqip¢risë Bajram Begaj, i cili mbërriti në Prishtinë ditën e djeshme. Kreu i shtetit pritet të mbajë edhe një fjalim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak para fillimit të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë iu është adresuar qytetarëve përmes një video-mesazhi.

Osmani ka thënë se është hera e dytë që e organizojmë këtë forum ndërkombëtar që mbledh mbi 700-800 përfaqësues nga mbi 40 shtete të botës.

“Do ta kemi në skenë të përfaqësuar edhe zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë lutës në Kosovë kjo është tema bosht sepse duam t’i tregojmë botës jo vetëm për krimet që janë kryer nga Serbia në Kosovë por në të njëjtën kohë duam t’i tregojmë botës për fuqinë, rezistencën dhe guximin e pashoq të të mbijetuarve të dhunës gjatë luftës dhe sistemet që kemi ndërtuar për ti mbështetur”, tha Osmani.

Në këtë forum, do të ketë një video-adresim të veçantë nga Hillary Clinton, Sekretarja e 67-të e Shtetit të SHBA-ve.

Personalitete tjera në këtë forum do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi etj./e.t

Të fundit

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

Studentët kanë njoftuar një protestë të quajtur “Ngritja e Serbisë” në deri në 34 qytete në të gjithë Serbinë...

Lojtari i ri më i mirë i vitit në Champions, Doue shkëlqen në sezonin e parë me Parisin

Desire Doue është vlerësuar si lojtari i ri më i mirë i sezonit në Champions League. Sulmuesi 19-vjeçar i PSG shkëlqeu në finale ndaj...

Për ndeshjen Shqipëri-Serbi të duhet fat! 200 mijë tifozë u futën në short, por…

Mbi 200 mijë aplikime për të parë nga afër ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Serbi. Kur na ndajnë dhe pak ditë nga kjo supersfidë, tifozët...

Finalja e turpit! Analiza: Ja pse Interi dështoi totalisht

Nga një fushë lavdie në një skenë rrënimi, Mynihu nuk është më i njëjti për tifozët zikaltër. Dje, “Allianz Arena” u kthye në skenën...

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë? Flasin ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë...

Lajme të tjera

Web TV