Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zemra dhe truri janë organet e para që na vijnë mendje, sidomos me kalimin e viteve ku faktori moshë apo gjendja e përgjithshme nuk dërgojnë sinjale direkte mbrojtjeje apo funksioni.

Ju ndoshta nuk e dini, por shëndeti i mëlçisë është në të njëjtin nivel për nga rëndësia dhe një nga faktorët kryesorë që ndikon në jetëgjatësinë tonë. Mëlçia është një organ i cili ndikon te shumë njerëz.

Sipas “Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” (CDC), mbi 4.5 milionë të rritur të moshës 18 vjeç e sipër janë diagnostikuar me sëmundje të mëlçisë.

Pse është kaq i rëndësishëm shëndeti i mëlçisë?

“Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm që kryen disa funksione kritike dhe sëmundja e mëlçisë shpeshherë nuk diagnostikohet,” thotë mjekja hepatologe, Sudha Kodali.

Cilat janë disa nga pasojat e një mëlçie të pashëndetshme?

Infeksionet dhe yndyra janë ndër faktorët që mund të shkaktojnë cirozën, një sëmundje që mund ketë edhe pasoja fatale për jetën.

Si mund të kujdeseni për shëndetin e mëlçisë tuaj?

Nëse doni t’i bëni një shërbim të mirë vetes dhe shëndetit tuaj në tërësi, rekomandohet që të ndiqni një dietë të ekuilibruar të pasur me anti-oksidantë, së bashku me vitaminat dhe mineralet kryesore.

Në këtë rast dieta mesdhetare është më e mira, pasi nxjerr në pah vlerën e përbërësve që ka, duke filluar nga shumëllojshmëria e perimeve që kanë shumë fibra, peshku, arrat që kanë acide yndyrore, minerale, vitamina, proteina dhe karbohidrate në sasi të moderuar.

Prandaj, nëse dëshironi që të të jetoni më gjatë dhe të jeni të shëndetshëm, krijoni një regjim ushqimor të pasur që vlen për mëlçinë dhe organizmin tuaj./  S,M

Të fundit

Banka e Shqipërisë: Situata në tregun valutor, e qëndrueshme

Kursi i këmbimit është shfaqur i qëndrueshëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, bëri të ditur dje...

OBSH: Sëmundjet kardiovaskulare vrasin 10,000 evropianë në ditë

Sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40 për qind të vdekjeve në Evropë, tha OBSH, duke u kërkuar evropianëve të shkurtojnë marrjen e kripës. Kjo arrin...

Mbani çadrat me vete, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Mesdheu vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke mbajtur mot të paqëndrueshëm. E Martë, 21...

“Dikujt do t’i dalë emri shumë shpejt”, Karamuço “zbërthen” detajet: Jo vetë efektivë…

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në një emision televiziv foli për grupet kriminale dhe aksionin e zhvilluar me urdhër të SPAK. Gjatë...

Sali Vranishti, monument i atdhetarisë dhe trimërisë labe

Nga Nesip Kaçi   Sali Vranishti lindi në fshatin Vranisht të Vlorës më 20 mars të vitit 1880. I ati i tij Murat Mamani kishte...

Lajme të tjera

Web TV