Sa është vlera e financimit?/ Rinovohet deri në 2030 marrëveshja me USAID

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria Shqiptare ka nënshkruar sot rinovimin e marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme”.

Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, në prani të Drejtoreshës së Misionit të USAID në Shqipëri, znj. Mischere Kawas, u shpreh se Marrëveshja e ratifikuar fillimisht në fund të vitit 2013, ka ofruar mbështetje serioze për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në fusha si, të drejtat e njeriut, qeverisja, zhvillimi ekonomik, paqja dhe siguria.

“Rinovimi i marrëveshjes deri në vitin 2030, duke e çuar vlerën e përgjithshme të financimit deri në 97 milionë dollarë, është një tjetër dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë Amerikane për Shqipërinë, një mbështetje e cila bëhet edhe më e rëndësishme për vetë stadin në të cilin ndodhet aktualisht vendi ynë në procesin e negociatave dhe përpjekjet për t’u afruar më shpejt me Bashkimin Europian.

SHBA ka qënë dhe vijon të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë, jo vetëm sa i përket anëtarësimit në strukturat euroatlantike, por edhe sa i përket reformave të rëndësishme, siç është edhe reforma në drejtësi, apo një sërë reformash të tjera që po ndërmarrim, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, si dhe zhvillimit të sektorëve prioritarë të ekonomisë,” u shpreh ministri Mete.

Nga ana e saj, Drejtoresha e USAID në Shqipëri theksoi se “ky është një moment kyç, ndërkohë që Shqipëria ndërmerr hapat e rradhës drejt integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në BE. Ne jemi gati të jemi një aleat në çdo hap, ku USAID zgjeron dhe thellon marrëdhënien e bashkëpunimit me qytetarët dhe Qeverinë e Shqipërisë.

Lexo edhe :  Rivlerësimi i pronave në 3%, kategoritë që përfitojnë nga nisma

Që nga viti 1992, USAID ka investuar mbi 500 milionë dollarë në Shqipëri në mbështetje të pluralizimit politik, shoqërisë civile, qeverisjes vendore, sundimit të ligjit, sektorët e energjetikës dhe shëndetësisë, rritjes së qëndrueshme ekonomike, përfshirë zhvillimin e turizmit dhe mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri Mete zhvilloi një takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner./    S.M

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Zyrtare/ Mauricio Pochettino e mbyll me Chelsean pas vetëm një sezoni

Mauricio Pochettino dhe Chelsea kanë mbyllur bashkëpunimin me konsensus pas vetëm një sezoni. Blutë e Londrës hasën vështirësi nën drejtimin e trajnerit argjentinas në fillimin...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Lajme të tjera

Web TV