Pluhuri i Saharasë që ngjyrosi portokalli Athinën, çfarë duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjegull portokalli ka mbuluar Athinën, me retë e pluhurit që kanë mbërritur nga shkretëtira e Saharasë.

Greqia është prekur nga fenomene të tilla edhe në mars dhe në fillim të prillit, me retë që u shtrinë deri në Zvicër dhe në jug të Francës.

Sidoqoftë, autoritetet meteorologjike kanë paralajmëruar se qiejt do të pastrohen së shpejti.

Cilësia e ajrit ndërkohë është përkeqësuar në shumë zona të vendit dhe mëngjesin e së mërkurës, monumenti i Akropolit në Athinë nuk ishte i dukshëm për shkak të pluhurit.

Shtresa e tij ka arritur deri në veri të qytetit të Selanikut.

Qytetarëve grekë me probleme frymëmarrjeje u është bërë thirrje të shmangin lëvizjet në ambient të hapur dhe të përdorin maska mbrojtëse.

Shkretëtira e Saharasë çliron 60 deri në 200 milionë tonelata pluhuri mineral në vit. Shumica e tij përhapet në tokë dhe disa herë shtrihet thellë në Evropë./   S.M

Të fundit

Media spanjolle “OKdiario”: Zbuloni Shqipërinë, thesarin e paeksploruar evropian

Një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, Shqipëria do të bëhet destinacioni i preferuar për udhëtarët në vitin...

“Ishte dashuri me shikim të parë”, Edlira dhe Alba rrëfejnë historinë e tyre

Edhe pse ligji shqiptar nuk i njeh martesat e së njëjtës gjini, Edlira dhe Alba “kurorëzuan” dashurinë me një ceremoni në tarracën e bashkisë...

Zakoni i preferuar i Kate Middleton që Princi William nuk e duron dot

Hobi, zakonet dhe talentet e anëtarëve të familjes mbretërore britanike janë bërë të njohura përmes rrëfimeve të tyre të vogla. Ajo që ne zakonisht...

Euro në rënie/ Sa këmbehen monedhat e huaja sot?

Sot, më 23 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.1 lekë dhe shitet 92.9 lekë. Euro sot blihet me 100 lekë, ndërsa...

Sonte nata e Hënës së plotë, cilat janë supersticionet që lidhen me të

Hëna e plotë do të arrijë kulmin e ndriçimit në Shtetet e Bashkuara të enjten, më 23 maj, në orën 9:53 të mëngjesit, E.T.,...

Lajme të tjera

Web TV