Konkursi i Gjuhës Shqipe është futur në fazën e gjysmëfinales. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga përballja e ekipeve të shkollave në gjysmë finale.
“MIRËMËNGJESI dhe me disa nga momentet më emocionuese të fazës gjysmëfinale të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, një festë e madhe e gjuhës që bashkoi 11,000 nxënës nga 930 shkolla të ndryshme anembanë vendit në Vitin e Gjuhës Shqipe, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet dhe më pas fituesit do përballen në finale ku priten edhe të shpallen më të mirët.
Në fazën e parë të konkursit u përfshinë 11 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë vendin. Konkursi këtë vit zhvillohet edhe si pjesë aktiviteteve të vitit të gjuhës shqipe, ndërsa synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që nga moshën e vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
16 shkollat gjysmëfinaliste janë: “Jeronim De Rada”, Tiranë, “Kushtrimi i Lirisë”, Durrës, “Rilindja”, Kavajë, Shkolla 9- vjeçare, Vorë, “A.Z. Cajupi”, Libohovë, “Ismail Klosi”, Mallakastër, “Naun Doko”, Roskovec, “5 Dëshmorët”, Ksamil, “Muhamer dhe Esat Minarolli”, Pogradec, “28 Nëntori”, Kuçovë, “Adem Bedalli”, Peqin, “Ditëro Agolli”, Devoll, “Edith Durham”, Shkodër, Shkolla 9- vjeçare Letaj, Has, “Migjeni”, Pukë dhe “Gjon Ndoci”, Vau i Dejës./e.t