Është publikuar video e përplasjes së dy makinave mesditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Automjeti ngjyrë gri me targa angleze, që drejtohej nga polic i qarkullimit rrugor, po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe përplasi automjetin tip Ford Focus që po vinte nga ana tjetër e rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, makina e policit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një dyqani.
Dy shoferët kanë marrë lëndime, por fatmirësisht nuk ka patur persona të tjerë të lënduar për shkak të masave të kufizimit, pasi kjo rrugë në ditë të zakonshme ka numër të lartë kalimtarësh.