Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Debati i parë presidencial, retorika e kandidatëve ashpërohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I pari nga dy debatet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet të enjten. Pak ditë para, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, retorika e kandidatëve rreth temave më të ndjeshme si emigracioni dhe çështjet penale kundër ish-presidentit Donald Trump, po ashpërsohet.

Të enjten amerikanët do të mësojnë nëse vendimi për shpalljen fajtor të ish-presidentit Donald Trump do të përdoret si një pikë sulmi në skenën e debatit nga rivali i tij demokrat, presidenti Joe Biden.

“Nuk është vetëm përmendja e Donald Trumpit si një kriminel i dënuar, por edhe sjellja dhe karakteri i tij. Mos harroni, ai ka falimentuar gjashtë herë. Kjo nënkupton se ai nuk është thjeshtë një sipërmarrës i keq. Kjo do të thotë se ai ka mashtruar punonjësit e vegjël, që mbështeteshin tek ai për jetesë”, thotë Mitch Landrieu, bashkëkryetar i fushatës së dyshes demokrate Biden-Harris.

Zoti Trump i mohon këto akuza. Ai është zotuar se do ta apelojë vendimin.

Ndërsa zoti Biden po përgatitet për debatin e ardhshëm presidencial pas dyerve të mbyllura, republikani Trump vazhdoi fushatën gjatë fundjavës.

Ai foli në dy tubime, në Uashington dhe Filadelfia. Zoti Trump nuk e fshehu dëshirën e tij për të debatuar dhe herë pas here pyeste mbështetësit e tij se si duhet të sillet gjatë përballjes me presidentin Biden.

“A duhet të jem i ashpër dhe i pamëshirshëm dhe t’i them se ju jeni presidenti më i keq në histori, apo duhet të jem i sjellshëm, i qetë dhe ta lë të flasë?”, pyeti zoti Trump mbështetësit të cilët brohorisnin “i ashpër”.

Kandidati i pritshëm republikan për president u kujtoi votuesve gjatë tubimeve qëndrimin e tij ndaj emigrantëve pa dokumente.

Lexo edhe :  Moti i keq ‘bën kërdinë’ në këtë vend, tetë të vdekur nga rrufeja, mes tyre 6 fëmijë

“Në ditën e parë, do të fillojmë opreacionin më të madh të deportimit në historinë e Amerikës. Nuk kemi rrugë tjetër”, tha zoti Trump.

Presidenti Biden vendosi kufizime për numrin e azil-kërkuesve në kufirin jugor. Por ai gjithashtu njoftoi një plan javën e kaluar, që do t’u hapte rrugë drejt nënshtetësisë bashkëshortëve pa dokumente të qytetarëve amerikanë.

Në një intervistë për rrjetin NBC, bashkëkryetari i fushatës elektorale të presidentit Biden fajësoi zotin Trump dhe republikanët për status quo-në.

“Kufiri ka patur probleme gjatë 20, apo 30 viteve të fundit. Në ditën e parë, Joe Biden dërgoi në Kongres një propozim gjithëpërfshirës për reformën e emigracionit. Ata nuk bënë asgjë me të”, tha zoti Landrieu.

Përveç emigracionit, presidenti Biden dhe ish-presidenti Trump do të pyeten edhe për çështje të tjera me rëndësi në debatin e parë presidencial që organizohet nga rrjeti CNN më 27 qershor. S.B

Të fundit

Dita e fundit e shtatorit është shumë e rëndësishm për këtë shenjë horoskopi

Dashi Ka një 4 ditësh me një tendencë shumë të fortë për të ditur çfarë drejtimi do i japë vetes....

E papritur në “Për’puthen”, dy konkurrentët përfundojnë me pranga në duar

Në episodin e kaluar të “Për’puthen” ndodhi një e papritur, ku njëri nga djemtë refuzoi që të njihej me konkurrenten, Xhiliola Lamaj. Ardi u...

Çfarë do të ndodhë me Salianjin? Avokati zbulon hapat e radhës

Avokati Ledio Braho ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania për të diskutuar rreth pikëpyetjeve që janë ngritur për...

Moti i mirë, pushuesit ditor ‘pushtojnë’ bregdetin e Lezhës

E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune është e populluar me pushues, pjesa më e madhe e të cilëve janë...

Stina e alergjive të forta, si të mbroheni nga sëmundjet e vjeshtës

Vonë ose jo, vjeshta erdhi duke shënjuar nisjen e një stine të mundimshme sëmundjesh dhe teshtimash. Teshtima është një shpërthim i fortë i trupit që...

Lajme të tjera

Web TV