Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Onkologjiku” dhe censi i popullsisë, të korruptuarit që sollën zbrazjen e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një lidhje me korrupsionin masiv dhe ikjen masive nga Shqipëria. Skandali në spitalin Onkologjik nxori në pah se niveli i korrupsionit në vendin tonë është i tillë që shoqëria jonë është e prekur aq thellë nga pandemia e korrupsionit saqë nuk njeh më humanizëmin e bluzave të bardha. Një plagë që është kthyer në një problem kulturor, një sëmundje e shoqërisë, një dramë ekonomike dhe një dramë për demokracinë. Ndërsa të korruptuarit janë në shumicë dhe të ndershmit në pakicë, zgjidhja është largimi masiv i rinisë nga vendi. Këtë e konfirmoi censi sipas të cilit, në 12 vjet janë larguar 420 mijë shqptarë.

Nga ROLAND QAFOKU

Ka vetëm një konkluzion për atë që u zbulua në Spitalin Onkologjik të Tiranës: Korrupsioni në Shqipëri është nëna e të gjitha të këqijave. Ai mbetet benzina kryesore që mundëson çdo të ligë në këtë vend duke e deformuar në atë nivel shoqërinë tonë saqë tashmë është kthyer në një problem kulturor, një sëmundje shoqërore si dhe një dramë ekonomike. Korrupsioni në Shqipëri, shkurt fare është kthyer gjithashtu në një dramë edhe për demokracinë. Paratë që përfundojnë në xhepat e të korruptuarëve i zhvatin shoqërisë të mirat që i kemi të përbashkëta. Ato zhvasin të ardhmen e çdo njërit prej nesh, por veçanërisht ato zhvasin të ardhmen e fëmijëve tanë. Korrupsion në tendera, korrupsion në ndërtimin e rrugëve, korrupsion në arsim, korrupsion në kthimin e pronave, korrupsion në shëndetësi. A ka ndonjë fushë, institucion apo grup shoqëror në Shqipëri që nuk është përfshirë ndonjëherë nga ndonjë skandal korrupsioni? A ka ndonjë politikan të nivelit të lartë që nuk është akuzuar qoftë edhe një herë të vetme për korrupsion? Asnjë. Ndërkaq, shpërthen skandali i korrupsionit te Spitali Onkologjik dhe befas bashkë me të shpërthen edhe habia përse një grup mjekësh bënin korrupsion aq lehtë, e deri me sens të pashpirtë ndaj pacientëve të tyre. Në jetën time dhe besoj edhe në jetën e çdo shqiptari ka një mjek hero. Përulem ndaj shumë e shumë mjekëve që kam njohur në jetën time, të cilët më kanë dhënë ndihmë shëndetësore mua dhe familjarëve të mi. E pavarësisht kësaj, personalisht nuk jam habitur nga ajo që ndodhi të Onkologjiku. Nuk jam habitur, sepse kam kuptuar se korrupsoni është kthyer në një normë bazë e shoqërisë sonë. Ata mjekë, ata infermierë dhe ata administratorë që i dëgjuam se çfarë kanë thënë, në fakt janë ne. Ata që bëjnë korrupsion, marrin para në mënyrë abuzive janë kudo. Ata janë në qeveri, ata janë në institucione, janë në polici, janë në drejtësi, janë në dogana, janë në tatime, janë në ndërtim, janë në art, janë në kulturë, janë madje edhe në opozitë. Madje, madje edhe në media. Janë të gjithë dhe kudo. Atëherë përse një shoqëri e korruptuar shpërthen në media dhe rrjete sociale e indinjuar? Përse një shoqëri e korruptuar në gen është e irrituar me disa mjekë, fjalët pa asnjë ndjenjë humane ndaj pacientëve u bënë publike? Sepse kjo ndodhi kur çështja është në fund të një procesi tashmë të drejtësisë. Në fakt, reagimi nuk ndodhi kur ndodhi korrupsioni. Kur ndodhi nuk foli kush. Edhe nëse ka ndodhur, rastet kanë qenë aq sporadike saqë shoqëria e ka marrë për të sëmurë mendorë. Ndërsa tani që plasi, kjo shoqëri e sëmurë, duket akoma më e sëmurë. I janë sulur atyre tre katër mjekëve dhe po linçojnë. Sigurisht që nuk pritej që atyre t’u varej ndonjë dekoratë në qafë. Por është po aq irrituese që një gjë që nuk u bë më parë, bëhet tani vetëm se e bëri publike media një hetim të prokurorisë. Kjo ndodh sepse të korruptuarit në shoqërinë shqiptare janë shumica dhe sundojnë. Ata që janë të ndershëm janë pakica. Këtu nuk ka të bëjë fare as qeveria e as politika, por një matalitet që e ka gërryer këtë shoqëri ndër dekada. Shikoni si sillet politikani sot. Të duket sikur pala në opzitë ndjehet e irrituar përse qeveria ëshë e korruptuar. Sa kemi ne garanci që kur këta që janë sot në opozitë kur nesër do të jenë në pushtet do të jenë të ndershmit e zotit? Jo. Perceptimi madje është që gati sa nuk thonë boll vodhët ju, ikni të vijmë të vjedhim ne. Sigurisht që në qeveri dhe në opozitë ka njerëz të ndershëm, që çdo gjë e kanë me djersë dhe e neverisin të korruptuarin. Po. Por ata janë në pakicë. Dhe pakica është e destinuar të ndjehet e humbur. Kjo ndodh sepse viktima kryesore  e korrupsionit janë njerëzit e të nesërmes. Korrupsioni është vjedhje e të ardhmes. Korrupsioni nuk është vetëm një e keqe, por ai bën keq.

KORRUPSIONI KA HELMUAR SHOQËRINË

Raporti i fundit TI, Transparency International, në prill 2024, kishte si konkluzion se Shqipëria shënoi rënie në luftën ndaj korrupsionit. Sa qesharakë duken të korruptuarit kur përpara se të damkosen të tillë krekosen në tribuna përpara popullit dhe shprehen se edhe bota ka korrupsion. Por e vërtetë është se edhe bota ka korrupsion por në nivelin shqiptar nuk e ka kurrën e kurrës. Shoqëria jonë e ka në gen tashmë dhe nuk i bën derman as drejtësia e as feja. Më 21 mars të vitit 2015, Papa Francesku deklaroi se korrupsioni kutërbon, shoqëria e korruptuar kutërbon dhe një i krishter që e bën të vetin korrupsionin nuk është i krishterë. E përsëriti pothuajse këtë frazë edhe më 18 shtator 2016 nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan teksa tha:

“Korrupsioni është si një lloj droge që të krijon varësi. Disa kanë një lidhje me korrupsionin si me drogën. Ata besojnë se mund t’a përdorin dhe të ndalen kur të dëshirojnë. Niset nga diçka e vogël, një shumë e vogël diku, një rryshfet atje dhe në këtë mënyrë kemi humbur lirinë tonë. Korrupsioni prodhon gjithashtu ‘varësi’ dhe gjeneron varfëri dhe vuajtje”.

Lexo edhe :  "Deputeti që duam", kryeministri Rama: Dera është e hapur, bujrum kujtdo që do të trokasë

Të dyja këto apele nga Vatikani nuk janë bër as lajm në Shqipëri. Ka qenë si të thuash të jenë ndjerë të habitur duke pyetur se çlidhje ka Papa me korrupsionin. Por vetë Papa e sqaroi këtë tekst kur e pyetën. Dhe Papa u përgjigj: Mëkatarë po, të korruptuar jo. Sipas tij korrupsioni është e kundërta e krishtërimit, mohimi i tjetrit refuzimi i humanizmit solidar. Papa e ka thënë këtë sikur ta dinte që në Shqipëri do të plaste skandali te Onkologjiku dhe disa mjekë do rezultonin të pashpirtë me pacientët dhe afërmendsh që nuk kishin firkë as Zotin në ato që thoshin dhe mendonin. Sindromi i Maldiveve është një sëmundje që ka prekur një takëm të korruptuarish që nuk kanë as moral e as fe, por të zhytur në luksin e qejfeve, kanë përdhosur edhe vlerat më elementare të njerëzillëkut. Të shkosh me pushime në Maldive nuk është krim. Ata që i kanë bërë paratë me djersë e kanë hallallin për veten e tyre kur i shijojnë ato ishuj që quhej parajsa në tokë. Por unë njoh njerëz që i kanë shijuar ato ishuj, ndërkohë që rroga e tyre nuk shkon as 1 mijë Euro në muaj. Janë këta madje që si dërra të kënaqur, i postojnë në rrjetet sociale pushimet në atë vend në Jug të Azisë në Oqeanin Indian si arritjen e vetme në jetën e tyre, edhe pse paratë që kanë harxhuar atje kanë qenë vetëm nëpërmjet korrupsionit. Këta janë problemi ynë kryesor i shoqërisë.

PASOJAT E KORRUPSIONIT IKJA E RINISË

Ata pacientë që nuk u jepej doza e duhur nga mjekët e pashpirt ishin viktima më e pafajshme e të korruptuarëve të Onkologjikut. Por është një kategori edhe më e rëndë se kaq që janë viktima masive. Janë të rinjtë, si mund ta besojë një i ri një të ardhme në Shqipëri me një shoqëri të tillë të korruptuar. Nuk është fare e rastësishme që në gjendjen që korrupsioni ka kaluar gjithçka papunësia e të rinjve është e lartë dhe bëhen gjithnjë e më pak fëmijë. Nuk është fare rastësi që plaga e parë më e madhe si pasojë e korrupsionit është ikja e trurit. Dhe truri janë së pari të rinjtë. është pikërisht korrupsioni që pengon të rinjtë të afirmohen mbi bazën e meritave. Ata e gjejnë diku tjetër, larg Shqipërisë lumturinë e tyre. Prej korrupsionit rritet hidhërimi dhe rritet edhe ikja masive. Të dhënat e vërtetojnë këtë. Sipas censit të publikuar të premten e 28 qershorit, në Shqipëri ka 2.402.113 banorë, ose 419 mijë e 831 banorë më pak se censi i vitit 2011. Pra, nga viti 2011 deri në 2023 që u realizua censi, në 12 vjet, Shqipërisë i janë larguar 17 për qind e popullsisë. Korrupsioni është arsyeja kryesore e këtij largimi masiv. Të tjerat janë derivate. Është shumë gjë e mirë që një i ri i talentuar në çdo profesion të ketë një përvojë jashtë Shqipërisë. Por në Shqipëri më të mirët dhe më të talentuarit, më të aftët janë ata që hasin më shumë vështirësi. Këtu triumfojnë të korruptuarit, të paaftët, njerëzit me vese dhe ata që me skena dhe skema arrijnë t’i mposhtin të mirët dhe të aftët. Në Shqipëri ka triumfuar e keqja ndaj të mirës. Janë këta të këqinj dhe të korruptuar që matës në jetë nuk kanë dijet dhe aftësinë profesionale, por sa herë kanë qenë me pushime në Maldive. Dhe çfarë i mbetët të mirit: Të vuajë dhe të largohet.

GITHÇKA NË DUART E SPAK?

Personaliteti i Romës së lashtë, Taciti, thoshte: Sa më shumë ligje, aq më shumë korrupsion. Çfarë paradoksi në Shqipërinë aktuale: Në 34 vjet Shqipëria jonë nuk ka vuajtur asnjëherë për ligje. Por në këto 34 vjet Shqipëria jonë ka vuajtur shumë nga moszbatimi i ligjeve. Prej afro pesë vjetësh funksionon struktura e posaçme antikorrupsion SPAK. Në këto vjet kemi parë që të arrestohen gjithëfarësoj politikanësh dhe zyrtarësh. Një institucion që e ka tronditur thellë politikën të të gjitha krahëve. Por a është kjo e mjaftueshme? A ka SPAK që e godet aq thellë korrupsionin që ka shtrirë metastazat aq thellë? Derisa është një plagë e përhapur e shoqërisë nuk ka SPAK që i bën derman këtij korrupsioni. Më parë korrupsioni i shërbente politikës. Tani politika i shërben korrupsionit. Çfarë nuk kishte bërë për dy vjet një politikan socialist për të kapur një pozitë ekzekutive. Kishte mundur të korruptonte kolegë të majtë, por edhe të djathtë për të kapur me konsesus një postë të lartë pushteti, sigurisht nëpërmjet korrupsionit. Një i korruptuar që i shërben vetëm korrupsionit. Dhe ia arriti. Nëse nuk pastrohet vetë shoqëria nuk ka asnjë institucion duke përfshirë edhe SPAK që e pastron këtë plagë. Ajo tashmë ka krijuar një zinxhir dhe një qark të mbyllur që nis nga një zyrtar i thjeshtë i korruptuar, që një pjesë të parave i përdor për shefat e tij duke i korruptuar ata në mënyrë që ai të jetë i sigurtë në punën që kryen. Më pas ai korrupton njerëz te drejtësisë që edhe ata nuk e hetojnë dhe nëse e kanë si çështje të nxehtë. Por në këtë valle futet edhe media, i korruptuari ushqen me para të korruptuarë pronarë mediash dhe gazetarë duke bërë që një i korruptuar të mos përmendet si i tillë për opinionin publik. Madje ai del njeri i nderuar dhe me gradën “I zoti”. Si ky i ky i korruptuar janë me dhjetra qindra e me mijëra të cilët krijojnë secili qarqet e mbyllura. Dhe kështu sëmundja kthehet në pandemi dhe pandemia prek shumicën e shoqërisë. A ka SPAK që e mund këtë? Prandaj si e vetmja zgjidhje është pastrimi i vetë shoqërisë. Nëse ne si shoqëri vetëpastrohemi edhe SPAK e ka më të lehtë goditjen. Por nëse ne si shoqëri vijojmë të jemi në shumicë të korruptuar, nuk ka asnjë mundësi reale ta godasë atë. Kjo është dhe do të mbetet fatkeqësia jonë.

 

 

 

Të fundit

“Deputetë sufllaqesh nuk çoj në Parlament”/ Meta ‘nuk braktis Berishën’, apel qytetarëve

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Drejtues është shprehur se...

“Mburojë për shpirtin tim”/Pas divorcit me Besin, Xhensila gjen qetësi te njeriu i dashur

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj së fundmi është divorcuar nga aktori i humorit Bes Kallaku. Pas postimeve në rrjete sociale ku shihet e lumtur dhe...

Spiropali vizitë në qendrën e të moshuarve: Ka ardhur koha që pensionet të rriten

Në kuadrin e Ditës së të Moshuarve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vizitoi sot qendrën e të moshuarve në Tiranë. Duke biseduar me të moshuarat...

”Po bashkëjetojnë”, Ilnisa tregon për lidhjen me Meritonin dhe planet për të ardhmen

Gazetarja Ilnisa Agolli, e ftuar në “E diela jonë”, foli për shumëçka, duke nisur nga marrëdhënia e saj me Meriton Mjekiqin, raportin e këtij...

Shteti i vetëm europian që nuk ka asnjë stacion treni për udhëtarët

Transporti i njerëzve dhe mallrave në kontinentin europian është i bazuar gjerësisht mbi një rrjet hekurudhor të mirëorganizuar, që mundëson udhëtime të shpejta dhe...

Lajme të tjera

Web TV