Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Çmontimi i organizatës kriminale, francezët kritika të ashpra ndaj Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 20 persona me origjinë shqiptare u arrestuan midis shkurtit dhe fillimit të korrikut në Francë dhe Shqipëri, të dyshuar për pjesëmarrje në trafik ndërkombëtar droge. Organizata e tyre zhvillonte aktivitetin në rajonin Auverge-Rhone-Alpes. Drejtuesit e grupit kriminal ndodheshin në Shqipëri, ndërsa fitimet nga shitja e drogës nxirreshin jashtë Francës. Urdhrat për ngarkesat dhe porositë e trafikimit të lëndës narkotike jepeshin nga Shqipëria, ku edhe qëndronin “kokat” e bandës.
“Është një rrjet në shkallë të gjerë bazuar në masën dhe sasinë e shitur të lëndës narkotike. Me këtë import droge kërkohej një bazë shumë e rëndësishmne financiare. Më pas paratë dërgoheshin në Shqipëri”, tha një burim për CNEWS.
Në mënyrë të detajuar, droga importohej nga Holanda prej rrjetit të shqiptarëve dhe shpërndahej në zonat ku edhe tregtohej në Rhone, Loire, Ain, Savoie dhe Haute-Savoy. Banda shqiptare nxirrte fitime të konsiderueshme nga aktiviteti kriminal në Francë. Paratë nxirreshin nga Franca dhe dërgoheshin në Shqipëri ku edhe investoheshin me qëllim bërjen e tyre legale.
“Kokat” arrestohen në Shqipëri
Një njësi e përbashkët hetimore, e krijuar vitin e kaluar, çoi në arrestimin e rreth 20 shqiptarëve, përfshirë 16 në Francë. Kjo njësi arriti të shkëmbejë në kohë informacionin midis hetuesve francezë nga Seksioni i Kërkimeve të Lionit (SR) dhe homologëve të tyre në Shqipëri. Në të dy vendet u bënë arrestime për të çmontuar këtë strukturë kriminale ndërkombëtare, shkruan CNEWS.
Personi i dyshuar si “koka” e grupit u arrestua në Shqipëri bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij gjatë një operacioni të zhvilluar nga data 1-3 korrik. Jo më pak se 150 policë dhe xhandarë lokalë nga SR e Lionit u mobilizuan për këtë operacion.
Një anëtar i katër i këtij rrjeti u arrestua në shkurt teksa ndodhej në Francë, ku dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës mes porositësit dhe dërgesave që duhet të mbërrinin në Villeurbanne. Gjithashtu, ky person dyshohet se ka menaxhuar paralelisht një tjetër rrjet importi heroine dhe kokaine.
Pas arrestimit, ai u kthye në Shqipëri, ku kërkohej të vuante dënimin me 16 vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim të të miturve.
Goditen 10 baza ku shpërndahej droga
“Për të dorëzuar ngarkesën, ata mund të nisheshin në orën 01.00 të mëngjesit dhe të ktheheshin në orën 10.00 të po atij mëngjesi. Këta perrsona janë rreth 30 vjeç. Gjuetia e tyre ishe e ndërlikuar nga një veçori që do të thotë se në vendin e tyre ata mund të ndryshonin emrin disa herë në mënyrë krejtësisht të ligjshme, për t’i shpëtuar burgut”.
Kulmi i këtyre hetimeve të nisura në verën e vitit 2022 lejoi çmontimin e më shumë se 10 bazave të drogës në rajonin Auvergne-Rhone-Alpes por edhe konfiskimin e 100 mijë euro cash dhe 18 automjete, duke përfshirë dy nga makinat që përdoreshin për të importuar drogën në Nëntor 2023.
Në Francë u sekuestruan më shumë se 10 kg kokainë dhe heroinë nga hetuesit si dhe 82 kg përzierës, të cilat mund të çonin në prodhimin e më shumë se 400 kg “mall”, e cila në treg do të arrinte vlerën 800 mijë euro./     S.M

Lexo edhe :  Trajtimi i emigrantëve, akuza të rënda ndaj Frontex-it

Të fundit

Ka një arsye pse të dielën ju prishet humori dhe mbushni me ankth

E diela përkufizohet si një ditë relaksi dhe pushimi. Një ditë kur njerëzit pushojnë nga përditshmëria dhe kalojnë kohë...

Qeveria me strategji të re/ Mbështetja e bizneseve do të bëhet me kompensime e financiare

Taksat nuk do të përdoren më si mjet mbështetje për bizneset. Qeveria në strategjinë e re të të ardhurave thotë se mbështetja dhe incentivat për sektorë...

Terroristët e Iranit synonin të sulmonin Athinën, ja kush ishte në shënjestër

Një restorant hebre në qendër të Athinës dyshohet se u vu në shënjestër të terroristëve të lidhur me Iranin. Sipas mediave të huaja, që nga...

Dieta mesdhetare dhe ushqimet që duhet të hani kundër kancerit të gjirit

Dieta mesdhetare është e konfirmuar zyrtarisht tashmë se është aleati numër një i shëndetit të mirë, atij të përgjithshëm, por veçanërisht kundër kancerit të...

Të djathtët evropianë mbështesin Salvinin para vendimit gjyqësor për emigrantët

Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini, i cili përballet me mundësinë e dënimit deri...

Lajme të tjera

Web TV