Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zgjedhjet në Himarë/ PS zyrtarizon Tavo, opozita ende tek Beleri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidat për Bashkinë Himarë. Nga ana tjetër, opozita vijon të përkrahë Fredi Belerin si kryebashkiak i zgjedhur më 14 maj të vitit të kaluar, por që nuk e mori mandatin pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve dhe tashmë është dënuar me 2 vite burgim.

Kryeministri Edi Rama e kishte parapërgatitur terrenin që Vangjel Tavo të ishte figura konsensuale dhe e vetme nga Partia Socialiste për ti besuar postin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë. Edhe pse vjen nga një krah politik që ka luajtur sa majtas dhe djathtas, Tavo është një figurë e cila shihet si e pranueshme për banorët e Himarës edhe nga ata që konsiderohen minoritet grek dhe si një zëvendësim të Fredi Belerit. Partia Socialiste mblodhi dje kryesinë për procedurë, për të kaluar emrin e Vangjel Tavos, i cili është lakuar për të qenë kandidat që kur Edi Rama i besoi postin e Prefektit të Vlorës. Vangjel Tavo tani do të ndryshojë kostumin politik, pasi zyrtarisht ai është kandidati i socialistëve në zgjedhjet e 4 gushtit për kryebashkiakun e ri të Himarës. “Është një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, asaj krahine. Do të kemi një garë të qetë elektorale dhe ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në bashkinë e Himarës”, tha sekretari i përgjithshëm i PS Blendi Klosi. Me emrin e Tavos, socialistët besojnë se do t’i rikthejë fitoren në Himarë por edhe të lehtësojë komunikimin e ngrirë mes Tiranës dhe Athinës zyrtare për shkak të çështjes “Beleri”. Ndryshe nga socialistët, demokratët nuk e kanë ende kandidatin e tyre. Tani Sali Berisha do të mendojë një emër që të jetë gjithëpërfshirës nga himariotët. Opozita ende beson dhe po lufton juridikisht që Fredi Beleri kryebashkiak i zgjedhur më 14 maj 2023, të gëzojë mandatin e kryebashkiakut, por pas vendimit të gjykatës që e dënoi me 2 vite burg për akuzën e blerjes së votave çështja e tij mund të quhet e mbyllur juridikisht. Nga ana tjetër ka edhe një betejë tjetër ligjore pasi Beleri ka kërkuar që të anulohet dekreti i presidentit që shpall zgjedhjet per bashkinë Himarë më 4 gusht. Kushtetura e ka të përcaktuar se pasi KQZ të shprehet për pavlefshmërinë e një mandati, atëherë kreu i shtetit duhet të shpallë zgjedhjet jo më shpejt se 30 ditë dhe jo më shumë se 45 ditë. Por kreu i shtetit në ditën që KQZ mori vendimin me procedurë të përshpejtuar shpalli datën e zgjedhjeve, pa priutur ankimimin në KAS që mund të bënte Beleri. Megjithatë tashmë është fakt që më 4 gusht do jenë zgjedhjet dhe opozita nëse nuk do ti bojkotojë do të duhet të mendojë për kandidatin e saj. Një nga emrat e përfolur është edhe djali i Fredi Belerit, i cili mund të kandidohet por më parë do të duhet të marrë aprovimin e Sali Berishës, pasi do të garojë nën siglën e PD-së ose të një koalicioni të ri, pasi Partia e Lirisë tashmë që Berisha mori vulën e PD-së del disi jashtë loje.

Lexo edhe :  “Do të jem në zgjedhjet e 2025”/ Basha: I uroj vdekjen Berishës çdo natë

Kush është Vangjel Tavo  

Ish deputeti dhe ish ministri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo mori besimin e socialistëve për të qenë kandidat për kryetar bashkie në Himarë. Tavo ka qenë njeriu i besuar i Metës, por nisi shkëputjen prej tij pas zgjedhjeve të 2021 ku edhe humbi betejën në Qarkun e Gjirokastrës për të qenë deputetet në Kuvendin e Shqipërisë. Tavo ishte kandidat i LSI-së në vitin 2021, në zonën e Gjirokastrës dhe do të hidhte akuza të rënda ndaj Edi Ramës, pasi për më poak se 12 vota ai nuk mundi të zgjidhej deputet në këtë qark. “Fenomeni nuk është për herë të parë. Ka ndodhur në Gjirokastër edhe në 2017. Pse vlera 500 euro, pyet gazetarja? Edhe për vlerën, duhet ta dini se nuk përbën surprizë se e përafërt ka qenë edhe në 2017. Kur nuk janë para djerse janë kollaj për tu shpenzuar, me idenë se mund të rifitohen sërish me të njëjtat mënyra, pra me drogë dhe korrupsion’, në 31 marsin e vitit 2021, pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve”, ka thënë Tavo asaj kohe.

Rama kthen listat mbrapsht…

Kryesia mori edhe një vendim tjetër. Kongresi i socialistëve u shty, ai do të zhvillohet në 27 korrik. Për kongresin që ishte parashikuar më datë 20 korrik nuk u dha asnjë shpjegim për shtyrjen e tij. “Po ashtu diskutuam për mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet më 27 korrik. Një Kongres i cili është zgjedhor ku do zgjedhjet Asambleja e Re kombëtare, forumet e saj më të lartë. Por do të ketë edhe diskutime për situatën e vizionit “Shqipëria 2030””, është shprehur Blendi Klosi. Kryesocialisti Edi Rama ka pasur kritika për disa drejtues qarqesh, për sa i përket kandidaturave të sjella për anëtarët e Asamblesë Kombëtare, që do të votohen në Kongresin Zgjedhor në fund të korrikut. Kryeministri dhe kryetari i PS ka kthyer mbrapsht listat e paraqitura nga qarqet, duke rikërkuar që asnjë drejtor agjencie apo drejtorie, në nivelin qendror ose vendor të mos përfshihet në Asamblenë e re Kombëtare. Rama citohet të ketë kërkuar se “kush mbulon rolin e drejtorit dhe dëshiron me patjetër të kandidojë për të hyrë në Asamble, duhet më parë të dorëhiqet nga posti që ka”. Ai ka thënë po ashtu se ”Kongresi Zgjedhor duhet të hedhë një tjetër hap në ndërtimin e PS 2030 për Shqipërinë 2030 dhe ripërtëritja e nisur në bazën e PS, dhe e materializuar edhe në përbërjen e kongresit zgjedhor, duhet të vazhdojë me Asamblenë Kombëtare”.

 

 

Të fundit

Suksesi i radhës! Mira Murati renditet ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë

Mira Murati është renditur ndër 100 njerëzit më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë. “The Times”...

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së/ Berisha: Shtatori i fundit që na gjen në opozitë

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ku mnbledhja eshte hapur nga Edi Paloka i cili u bëri thirrje anëtarëve të japin propozimet e tyre...

Doza e duhur e zinkut që i duhet organizmit çdo ditë

Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organizmit. Megjithatë, në shumë raste akumulimi i tepërt i këtij minerali mund të shkaktojë...

Rrëfimi rrëqethës i ‘magjistarit’ të serenatave: Ankthi dhe stresi ‘më morën’ këmbët

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte këngëtari i njohur i serenatave korçare Mihallaq Andrea....

Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhi: Trump kalon para Kamala Harris

Shanset e ish-presidentit Donald Trump për fitore në zgjedhjet e 5 nëntorit janë më të lartat që kanë qenë në më shumë se një...

Lajme të tjera

Web TV