Deputeti Halit Valteri paralajmëron për djegie të mandateve parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën e sotme plenare ka patur përlasje midis deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës sa i përket kohës në dispozicion për të folur. Deputeti i opozitës, Halit Valteri ka kërkuar më shumë hapësirë pasi arma e tyre e vetme në atë sallë është fjala.

Ai paralajmëroi edhe një djegie të mundshme të mandatave, pasi në Kuvend nuk kanë hyrë për t’u bërë vegla të mazhorancës socialiste.

“Ne kemi vetëm fjalën këtu. Nuk ju ndalojmë dot sepse i keni blerë 25 deputetë që votojnë siç doni ju. Ose na thoni të ikim nga ky Parlament dhe rrijmë atje ku kanë dalë edhe ata të parët… por mendojmë të bëjmë diçka ndryshe këtu dhe jo të jemi vegla e 10 njerëzve që nuk kanë as karakter dhe as dinjitet. E kemi marrë këtë detyrë për të çuar vendin përpara dhe jo të bëhemi vegla të mazhorancës dhe Taulant Ballës”, u shpreh deputeti Valteri.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV