G20, thirrje për më shumë donacione në luftën kundër Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forumi i G-20-s u bëri thirrje “të gjitha vendeve, organizatave ndërkombëtare, sektorit privat, institucioneve që merren me filantropi dhe individëve” të kontribuojnë në përpjekjet që po bën ky organizëm për të luftuar COVID-19, duke vendosur si objektiv mbledhjen e 8 miliardë dollarëve.

Forumi ndërkombëtar për qeveritë dhe guvernatorët e bankave qendrore të 19 vendeve dhe Bashkimit Evropian (G-20) njoftoi të premten se ka mbledhur tashmë 1.9 miliardë dollarë. Arabia Saudite që ka presidencën e radhës kontribuoi me 500 milionë dollarë.

“Sfidat globale kërkojnë zgjidhje globale, dhe kjo është koha që ne të ngrohemi e të mbështesim garën për një vaksinë dhe masa të tjera terapeutike për të luftuar COVID-19”, tha ministri i Shtetit i saudit Fahad Almubarak. “I vlerësojmë përpjekjet ekzistuese për financim nga e gjithë bota dhe nënvizojmë urgjencën për të tejkaluar hendekun e financimit”, shtoi ai.

Britania njoftoi se ka kryer provën e parë tek njeriu të një vaksine që lufton koronavirusin. Kjo provë ngjall shpresa të reja ndërsa një provë në Kinë me një ilaç antiviral rezultoi të ishte e paefektshme tek pacientët me koronavirus. Prova klinike me ilaçin Remdesivir zhvilluar nga “Gilead Sciences” me seli në Kaliforni, nuk dëshmoi gjithashtu ndonjë përfitim për pacientët me COVID-19 si dhe nuk arriti të zvogëlojë praninë e virusit në gjakun e tyre. Shtetet e Bashkuara e kryen testin e parë me vaksinën kundër virusit, në muajin mars në Siatëll të shtetit të Uashingtonit.

Kanadaja, Rusia dhe disa vende të tjera po punojnë gjithashtu për zhvillimin e një vaksine, por ekspertët thonë se edhe nëse së shpejti do të shënohej sukses në këtë drejtim, prodhimi dhe shpërndarja do të zgjaste më shumë.

Lexo edhe :  Katar, Trump nënshkruan ‘angazhim ekonomik’ prej 1.2 trilionë dollarësh

Studimet kanë treguar gjithashtu se ilaçi i malaries hidroksilklorina nuk ka dhënë rezultate në trajtimin e virusit dhe në fakt mund të rrezikojë pacientët me COVID-19. Presidenti i SHBA Donald Trump e ka reklamuar fort ilaçin duke theksuar se “do të ofronte një ndryshim thelbësor” në trajtimin e sëmundjes. Të enjten ai tha se nuk ka ndryshuar qëndrim mbi këtë çështje. “Ka patur rezultate shumë të mira dhe gjithashtu rezultate që mbase nuk janë aq të mira. Lexova për një të të tillë”, tha zoti Trump në konferencën e përditshme për shtyp. Presidenti bëri të ditur se ai mund të zgjasë afatin e udhëzimeve për distancimin fizik përtej 1 majit nëse nuk mendon se vendi është i sigurt./VOA

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV