Rasti i parë me Covid-19 në Mat, ja si u infektua 16-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme hartës së vendeve të prekur nga koronavirusi i është shtuar edhe Mati, nga ku raportohet se pozitive ka rezultuar një vajzë 16-vjeçare.

Në përditësimin e rasteve paraditen e sotme Ministria e Shëndetësisë tha se mes 34 personave të dalë pozitiv nga testet, një ishte në Mat, duke shënuar kështu rastin e parë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rasti në Mat është kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri.

Ndërsa nga burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, bëhet me dije se ditën e djeshme janë marrë katër tampon në familjen e vajzës së infektuar në një fshat të Njësisë Administrative Komsi. Nga familjarët vetëm vajza 16 vjeçe e ardhur nga Kruja ka rezoltuar pozitive, ndërsa tre të tjerët kanë rezultuar negativ.

Më tej shtohet se gjatë ditës së sotme janë marrë edhe 6 kampion të tjerë për analizë, përgjigja e së cilave do të dalin të dielën./Fjala.al/

 

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV