Shtatë artistë nga e gjithë bota, secili nga shtëpia e tyre, të koordinuar nga kantautor napolitan Tommaso Primo, kanë riinterpretuar sot me 25 prill që përkon dhe me ditëne e Çlirimit në Itali këngën e famshme “Bella Ciao”, me prodhimin e Giuseppe Spinelli dhe kontributin artistik të vetë Giuseppe Spinelli, të Antonio Esposito, Archangel Michele Caso dhe Stella Manfredi.
Kënga simbolike e luftës partizane kundër fashizmit, sot është bërë himni i një beteje të re, asaj të armikut të padukshëm, por jo më pak të egër, Covid-19.
Tommaso Primo nga Italia, Guillem Rome nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dewis Caldes nga Brazili, Georgios Strimpakos nga Greqia dhe Lay Ba nga Senegali dhe në mes tyre këngëtarja jonë e mirënjohur Irma Libohova, e cila e sjell në versionin shqip. Diçka tjetër që bie në sy është bluza e këngëtares, që përfaqëson simbolin tonë kombëtar, flamurin kuq e zi./Fjala.al/