Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Projekti për shtetin bektashi/ Pastori Akil Pano: Atentat ndaj sovranitetit tonë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lindja e një shteti të ri brenda republikës së Shqipërisë e hedhur si tezë në Kombet e Bashkuara prej kryeministrit Rama ka nxitur mjaft debat në vend.

Në qendër të këtij shteti është sekti i bektashinjve dhe kryegjyshi i bektashinjve të gjithë botës Baba Mondi me selinë tek Kryegjyshata e bektashinjve në Shkozë të Tiranës.

Në ‘Frontline Interview’ i ftuar ishte pastori Akil Pano, që përfaqëson një komunitetin e ungjillorëve në Shqipëri. Pastori u shpreh për Marsela Karapançon se kryeministri jonë zgjedh mediat e huaja për të komunikuar shqiptarëve teza të tilla që cënojnë territorialitetin.

Në këtë marri deri në kufijtë se të pabesueshmes jemi rrëmbyer. Graviteti i kësaj ngjarjeje duhet trajtuar me seriozitet. Jemi përballë faktit. Projekt i publikuar prej Kryeministrit në fjalën e tij në OKB. Nju Jork Times ndërtoi narrativën. Kryeministri zgjedh mediat e huaja për të komunikuar me shqiptarët. Edhe në rastin e ngritjes së kampit në Lezhë e dëgjuam nga mediat italiane. Dëgjojmë të flitet nga mediat amerikane. Ndërton narrativën e një fakti që e publikon pa dhënë detaje me kë është konsultuar se a vlen të pyeten krerët e komuniteteve fetare. A mundet të konsultohet me këtë tek faktori publik. Por mënyra e tij tejet arrogante, më së pari kushtetutës i bëhet atentat.’

Pastori e cilëson këtë nisëm të Ramës si atentat ndaj kushtetutës.

‘Atentat sovranitetit të vendit tonë. Ka më shumë politikë se sa fe. Nga historia jonë edhe zgjedhjet presidenciale, kemi parë trafikim votash. Nuk është çudi e madhe. Kemi të bëjmë me tjetërsimin e sovranitetit të republikës së Shqipërisë. Dhunimi i rendit kushtetues konsiderohet tradhti kombëtare. Kodi penal të çon deri në burgim të përjetshëm. Në këtë moment një grup besimtarësh po proteston tek Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Mbase kanë pritur një deklaratë nga KMSH më herët, që erdhi dje. Që ishte e plotë. Bashkëjetesa përmes projektit të zotit Rama, kryeministri tha partnerët tanë nuk dinë gjë. Nuk dua të ngre pandehma, por fakti enturazhi i tij ishte në padijeni. Ka dhe një lloj inkoherence, ditën e parë kur ky projekt kryegjyshi u pyet nëse kishte dijeni dhe tha që nuk kishte. Pas disa orësh kishin nisur diskutimet për ngjyrën e pasaportës. Dhe një faqe online që ka cilësimin .gov. Kemi zhvillim të shpejtë.’

Më tej pastori theksoi se ndoshta po tentohet të zhvendoset vëmendja prej zullumeve të qeverisë. Sipas tij mund të cëonohet Shqipëria pasi pavarësi mund të kërkojnë edhe ata që përdorin tezën e vorio-epirit në jug.

Lexo edhe :  Altin Dumani riorganizon seksionet hetimore, lëvizje prokurorësh

‘Në një situatë si kjo duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh në të vërtetë. Kemi zhvendosje të opinionit publik nga zullumet. Ka shumë ngarkesë. Është zhvendosje e vëmendjes për çështjeve me gravitet. Kemi nisur një vit elektoral. Komunitetet fetare dhe jo vetëm. Fakti që këtij komuniteti fetar i jepet një status i veçantë, kemi një precedent të ri. Ça mund të themi për jugun e Shqipërisë, për Himarën? Individët që kanë imagjinuar ngritjen e shtetit të vorio-epirit. Që ky projekt kërkohen ndryshime kushtetuese dhe ndryshohen me shumicë votash. Po u ndryshua kushtetuta ndryshohet për të gjithë. Historia e bashkëjetesës në Shqipëri mes feve duhet ruajtur. Këtë kartë përdori dhe kryeministri.’

Pastori sheh dhe mundësinë që pasuesi i Baba Mondit mund të jetë nga Irani apo Turqia

‘Përderisa shndërrohet në shtet politik, nuk ka më shtet shpirtëror. Zoti i dhëntë jetë të gjatë Baba Mondit. Por çdo ndodhi kur të zgjidhet kryegjyshi tjetër? Mund të jetë nga Irani apo Turqia.’

‘Ky shtet cenon harmoninë fetare. Bashkësitë fetare jetojnë një bashkëjetesë.’

Sipas pastorit kryeministri me këtë tezë ka ndezur një fitil për një konflikt potencial jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.

‘Ka ndezur një fitil. Atë që përdor si kartën, ka ndezur fitilin e një lufte fetare në potencë në vend dhe rajon. Nuk i duhet as qytetarëve të republikës së Shqipërisë. Nuk i duhet as qytetërimit. E kam cilësuar si një atentat ndaj kushtetutës. Ndaj janë strukturat e tjera të posaçme, si institucion i presidentit të republikës që duhet të mblidhet. Hap portën për importimi ne terrorizmit fetar në vend. Shërbimet e huaja kanë një sektor të rëndësishëm që merren me vëzhgimin e faktorit fetar. Ka pasur tentativa për atentat te Kryegjyshata vite më parë, nuk është bërë shumë zhurmë. Është kapja e fesë tani, jemi në një shtet laik. Këtë dallim bën që shteti është i ndarë nga feja. Nuk mundet të përkufizojë kryeministri me cilën tarikatet komuniteti duhet të përfaqësohet.’

Së fundmi pastori Akil Pano i bën thirrje presidentit të republikës të shfaq veten si burrë shteti.

‘Presidenti i republikës duhet të shpërfaq veten si burrë shteti. Këtu bëhet dallimi mes një burokrati i punësuar, mes një militanti partiak dhe një burri shteti. Për ti thënë jo kryeministrit dhe këtij projekti.’/kb

Të fundit

Frrok Çupi: Religjionet në Shqipëri janë pranuar nga njëri-tjetri!

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi  komentoi reagimet lidhur me propozimin për krijimin e një shteti të...

Krijimi i shtetit sovran/ Xhufi: Ja pse vetë Komuniteti Bektashi është i shqetësuar

Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në “Real Story”,  duke komentuar rreth debatit që është krijuar për krijimin e shtetit sovran të  Urdhrit Bektashi, tha...

Sa do i kushtojë vota një emigranti? Celibashi: Shkon nga 10-40 euro e më shumë

Parlamenti miratoi në fund të korrikut ndryshimet në kodin zgjedhor, përfshirë dhe votën e emigrantëve, duke ia ngarkuar përgjegjësinë e organizimit të të gjithë...

Zvicër, arrestohen disa persona pasi përdorën një kapsulë vetëvrasëse

Policia në Zvicrën veriore tha se disa persona ishin arrestuar dhe një çështje penale ishte hapur në lidhje me vdekjen e supozuar të një...

Elon Musk vlerëson Melonin: Është e bukur jashtë dhe brenda!

Elon Musk zgjodhi fjalë të ndjera për të prezantuar Giorgia Melonin , ndërsa i dorëzoi asaj çmimin “Global Citizen Award 2024” të Këshillit të...

Lajme të tjera

Web TV