Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, pasi u shërua nga koronavirusi do të rikthehet në krye të qeverisë ditën e nesërme.
Ai do të drejtojë qeverinë në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. R
ikthimi i tij nw Doëning Street vjen pasi vetë Johnson kaloi një sfidë të madhe duke mposhtur koronavirusin.
Johson kaloi rreth 1 javë në në Spitalin St Thomas ‘- ku për tre net ishte nën kujdesin intensiv pasi gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë dramatike, shkruan Essex Live.
Pas shërimit ai është marrë me vrapim. Ndërsa në këtë fillim jave do të marrë drejtimin e qeverisë, ku do të përballet edhe me presonin në rritje të konservatorëve për të lehtësuar masat e marra nga qeveria, ndërkohë që numri i të vdekurve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka kaluar mbi 20,000.