Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj së fundmi është divorcuar nga aktori i humorit Bes Kallaku.
Pas postimeve në rrjete sociale ku shihet e lumtur dhe e qeshur, këngëtarja ka ndarë një foto ku shihet dora e djalit të saj. “Dora jote e vogël, mburojë për shpirtin tim”, shkruan Myrtezaj.
Këngëtarja dhe aktori i humorit, prindër të dy fëmijëve Ajka e Amen, i dhanë fund martesës së tyre disa-vjeçare pak pas ardhjes në jetë të djalit, duke bërë kërkesë për divorc./ S.M