Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Presidencë, në një takim të panjoftuar më parë me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.
Vizita e Spiropalit në Presidencë vjen në një kohë kur situata politike në vend është e tensionuar. Nga raportimet mësohet se në qendër të takimit mund të jenë zhvillimet politike në vend, veçanërisht pas tensioneve dhe përplasjeve që janë krijuar në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj mes deputetëve opozitarë./e.t