Paga e luftës/ Rama: Rreth 6 mijë persona kanë gabuar me të dhënat gjatë aplikimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama përmes një komunikate në Facebook u është përgjigjur problematikave të qytetarëvë, ku një pjesë e mirë e tyre kishte hasur problem në marrjen e ‘Pagës së Luftës’. Sipas kryeministrit kjo pjesë e qytetarëve që nuk kanë marrë pagën është sepse kanë problem teknike.

Te paketa e parë e shpërndarjes së pagës, rreth 3 mijë individë nuk e kanë  vendosur saktë NIPT-in, dhe kjo është arsyeja përse nuk i ka kaluar paga e luftës. Ndërsa rreth 3 mijë persona të tjerë kanë gabuar me IBAN-in gjatë aplikimit.

”Po vazhdojmë të disbursojmë pagesat e paketës së zgjeruar duke vënë re një problematikë përreth , për një numër prej 2 apo 3 mijë personash që kanë gabuar me IBAN-in në aplikimin e tyre. Kanë vënë një numër kod që bankat nuk e lidhin dot me personin. U është kërkuar bankave të kthejnë emrat që me kod nuk janë të detektueshëm. Do komunikohet me ta.

Janë 3 mijë individë në paketën e parë të cilët NIPT-et e të cilëve nuk korrespondojnë me fazën e aplikimeve. Sot ose nesër Tatimet do u çojnë një mesazh se u është akorduar si kategori paga e luftës. Nëse e kanë pasur të pamundur aplikimin ju lutem të aplikojnë.”- tha Rama.

Më tej kryeministri tha se do t’i marrin tri pagat e luftës të gjithë qytetarët, që kanë mbetur pa punë, për shkak të koronavirusit, por sipas tij, ka pasur probleme me IBAN-in.

“Do t’i marrin tre herë ato paga, edhe pse një pjesë e tyre janë kthyer në punë tashmë. Mbështetje për 176 mijë të tjerë, deri tani janë afro 70 mijë që i kanë në banka, disbursohen çdo ditë paga për ta. Por nuk ka financim për ata që nuk janë të regjistruar dhe nuk figurojnë askund”, tha Rama.

Të fundit

Diaspora shpreh shqetësim për skadimin e dokumenteve, thirrje për ndërhyrjen e qeverisë

10 ditë përpara se zyrtarisht të hapet regjistrimi që emigrantët të votojnë nga jashtë vendit, shoqatat e diasporës ngrenë...

Berisha sulmon Ramën: TikTok-u do të jetë ‘Kurban’ i vitit 2025

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka potsura nje video mesazh të shkurtrë ne rrjetin social TikTok ku akuzon kreun e qeverise se po...

Elon Musk trazon rrjetin/ Ndryshon emrin e tij në X si ‘Kekius Maximus’

Manjati i teknologjisë dhe i besuari i ngushtë i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, nuk dha asnjë shpjegim të menjëhershëm për emrin...

Makina merr para turmën në New Orleans, 10 të vdekur dhjetra tëplagosur

Një incident me viktima masive ka ndodhur në lagjen franceze të New Orleans. Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi një automjet...

Si të arrini planet në Vitin e Ri

Kishim shumë ide të mira për vitin 2024: Do të ulim peshën, do të pimë më pak alkool, do të meditojmë më shumë, e...

Lajme të tjera

Web TV