Gazetari i njohur i kronikës, Sokol Dema në një emision televiziv jep argumentin e tij pse po sulmohet policia e Shkodrës.
“Ka disa vjet që policia e Shkodrës po guxon të ndërhyj në zona që kanë qenë të paprekura më herët. Duke filluar nga kanabis stiva që ka mbuluar malet e Shkodrës. Gjithë ato rrënjë kanabis më shumë se gjysmë milion të shkatërruara përgjatë kësaj vere nuk janë pak.
Policia e Shkodërs më parë nuk ka guxuar të ndërhyjë te grupet kriminale që vinin gjoba në bizneset e Shkodrës, në 2-3 vitet të fundit ndërhyrja është bërë”, shprehet gazetari Sokol Dema.
Më tej gazetari Dema thekson se Policisë së Shkodrës i vihet tritol pasi po bëjnë punën.
“Po të shkosh sot në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës oborrin e godinës e ke me makina luksoze të sekuestruara, asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. Prandaj i vihet tritol Policisë së Shkodrës, se po tentohet të bëhet puna.
Që është shumë e vështirë për të patur një sukses dhe për ta përmbyllur që Shkodra nuk është më pjesë e hartës së kuqe duhet një kohë shumë e gjatë se krimi është gjithmonë para shtetit.
Edhe sado policia tenton t’i zhbëj, kemi këto pasoja, që për fat të keq e kanë shumë të vështirë për t’u zbardhur, sepse sasia e tritolit është shumë e vështirë për t’u zbuluar”, përfundon ai./ S,M