Presidenti Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill, organizuan për herë të fundit festën e Halloween në Shtëpinë e Bardhë.
Biden doli në oborrin e dekoruar për festën i kapur për dore me Zonjën e Parë, e cila ishte maskuar nga koka të kembët si një ari panda.
Përtej festës, ky veprim i Jill ishte një gjest mirëseardheje për pandat, të cilat pritet të kthehen në kopshtin zoologjik të Washingtonit.
Me profesion mësuese prej 40 vitesh, Jill Biden shtoi një temë edukative në ngjarje dhe e quajti atë “Hallo-Read” për të inkurajuar leximin sidomos tek rinjtë, qëllim
Më herët, ajo lexoi një histori të shkurtër për një grup fëmijësh të veshur me kostume të mbledhur në një nga oborret e Shtëpisë së Bardhë./K.B