Avokati Edmond Petraj thotë se Shqipëria doli e fituar përballë Greqisë për rastin e Fredi Belerit. Në një studio televizive, ai tha se gafa që bëri Fredi Beleri ishte mbrojtja e tij si grek.
Ai vlerësoi edhe qëndrimin e kryeministrit Rama ndërsa shtoi se i tregoi Parlamentit Evropian se keni kërkuar rezoluta për dekriminalizimin, por tani po pranoni Belerin e dënuar si eurodeputet.
“Shqipëria e para punës doli e fituar në raport me Greqinë, 1 milion herë. Rama i ka bërë gol spektakolar diplomacisë evropiane. E para, mënyrën se si e shoh unë, nuk ndërhyri asnjëherë te pjesa e drejtësisë. Me të vërtetë ndoshta është pozitive ajo që shpreh se në fund të fundit një lider shqiptar arrin të bëjë një politikë evropiane të jashtëzakonshme. E para, njëherë nuk ishte si në kohën e Berishës që bënte presionin. Këta zgjodhën lojtarin e gabuar. E dyta, barazia në sistemin e drejtësisë, Shqipëria dhe shqiptarët që vuajnë atje me drejtësinë shqiptare që ky zotëria që unë mbroj. Gafa më e madhe ishte se u mbrojt si grek dhe opozita ia hodhi dorashkën Greqisë dhe u mbrojt si minoritar. Po të ishte mbrojtur si shtetas shqiptar dhe kryebashkiak i zgjedhur me votat e popullit, linja do të kishte marrë krejt ndryshe.
Gafa e opozitës që e propozoi dhe që ia la Greqisë që ta mbronte në të gjithë institucionet. Përfundoi pjesën e dënimit, të gjithë kur mendonin se do të vinte apo jo betimin, leja politike nga burgjet shqiptare, ligjet nuk të lejojnë të dalësh në atë formë. Dhe mënyra tjetër që bëri Rama ishte spektakolare. E para, PE sa e sa herë jepte rezoluta për dekriminalizimin e politikës, e bëri atë duke i thënë PE që ne po iu sjellim një person të dënuar nga drejtësia shqiptare dhe ju e pranoni dhe pse na keni thënë tërë kohën për ligjin e dekriminalizimit. Aty tregoi se Shqipëria e paska një ligj për dekriminalizimin dhe PE tha që ju që na keni dhënë rezoluta për dekriminalizimin, mbajeni ja ku e keni. E dyta, Greqia nuk ka një ligj për dekriminalizimin. Kështu që sido që të jetë Shqipëria është një hap përpara këtyre. Greqinë e dua unë më shumë sesa ai.”, u shpreh avokati./ S,M