Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e kësaj të premteje se qeveria po studion uljen e çmimit të energjisë për pensionistët.
Rama tha se pensionistët të përfitojnë patjetër një ulje dhe kjo kërkesë po shqyrtohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Jemi duke studiuar edhe një ulje të çmimit të energjisë. Ajo që unë kam kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është që pensionistët të përfitojnë patjetër një ulje, sado edhe një lek, por të përfitojnë një ulje. Natyrisht nuk do të jetë një lek. Deri tani po bëjmë një studim se si afekton kjo, por thashë, duke qenë se ekonomia është në një rrugë të mbarë dhe shpresoj të mos kemi larg qoftë ndonjë situatë si ato që na dolën përpara kur menduam se kapërcyem më të këqijat dhe rritja ekonomike është goxha e qëndrueshme, dhe prandaj është koha të bëjmë ndryshime”, theksoi kryeministri./ S.M