Rrugët më unike në botë, kryeson Kina, India e SHBA-ja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arkitektura është zakonisht e famshme për ndërtesat e mëdha, qiellgërvishtëset marramendëse, shtëpitë e operas, urat dhe aeroportet. Por kur flasim për vendet ku qytetarët kalojnë përditë, në sipërfaqet dedikuara tërësisht atyre për aktivitet ditore si pazar, kafeneja apo edhe një vrap gjatë pasdites janë pikërisht rrugët.

Nga Nju Jorku i zhurmshëm në kohë normale e deri në Melbourne, ja cilat janë rrugët më të famshme e më të bukura në botë: në vend të parë qëndron rruga “Jinli” në Chengdu të Kinës, e periudhës së dinastisë Qing, e ndërtuar me dru dhe e rrethuar nga dyqanet tradicionale kineze, që e kanë shndërruar në një super atraksion turistik. Ajo u restaurua në vitin 2014, për herë të parë në 1800 vjet, duke qënë se është rruga më e vjetër në provincën Sichuan.

Jinli" në Chengdu të Kinës
Jinli” në Chengdu të Kinës

Në vend të dytë renditet “Convent Avenue” në Harlem të Nju Jork City. Ajo është e “bekuar” me arkitekturën që cilësohet si më e bukura sa i takon rrugëve. Ndërtesat në këtë rrugë kanë të njëjtën lartësi dhe pemët po ashtu.

Convent Avenue, Harlem, New York City

Në vend të tretë listohet Lombard St, San Francisco. Ai përbëhet nga disa blloqe banesash, që ndahen nga një rrugë gjarpërushe dhe është një nga atraksionet turistike më të famshme të San Franciscos. Zona njihet edhe si Russian Hill.

Lombard St, San Francisco

Në vend të katërt ndër rrugët më të bukura në botë renditet Caminito, La Boca, Buenos Aires, Argentina. Caminito është rruga me më shumë ngjyra në botë pasi ndodhet në një zonë të gjithë e ngjyra të Buenos Aires. Rruga është riparuar për herë të fundit në vitet ’50. Sot Caminito është një muzeum i gjallë në rrugë, falë dyqaneve e shtëpive të banimit të ngjyrosura me blu të verdhë e jeshile nga artistët lokalë.

Caminito, La Boca, Buenos Aires, Argentina

Në vend të pestë është The Philosopher’s Walk, Kyoto, Japan. Është rruga më piktoreske në botë, falë luleve të qershisë. Sezoni i tyre nis në prill dhe zgjat për vetëm 2 javë.

Lexo edhe :  Dita ndërkombëtare e gruas, Google feston me Doodle kontributin e femrave në teknologji

Caminito, La Boca, Buenos Aires, Argentina

Vendin e gjashtë e mban Flask Walk, Hampstead, London, England. Rruga nis me një pedonale, më pas kalon një pub tradicional të stilit anglez, dyqanet e epokës viktoriane dhe ja tek hyre në një nga rrugët më të jashtëzakonshme të Londrës.

Flask Walk, Hampstead, London, England

Fqinji Skoci, zë vendin e shtatë me Cockburn Street në Edinburgh, e famshme për arkitekturën viktoriane dhe dizajnin unik. Rruga u zhvillua dhe mori famë në vitin 1850.

Cockburn Street në Edinburgh

Vendi i tetë shkon për rrugën “Umbrella Sky Project” në Aguedan të Portugalisë. Deri në vitin 2011, 4 rrugë kryesore të qytetit u shndërruan në rrugë shumë ngjyrëshe, me çadra mbi të, duke dhënë pamjen e një parajse të vërtetë, në dimër dhe në verë. Çadrat shërbejnë për të mbrojtur qytetarët nga dielli i nxehtë i verës dhe në dimër nga shiu.

“Umbrella Sky Project” në Aguedan të Portugalisë

Më pas vjen një tjetër rrugë me ngjyra të ndezura, Blue City në Jodhpur të Indisë. Njihet ndryshe edhe si qyteti Blu, kjo është rruga perfekte për të humbur në paqe. gjithçka në të, shtëpitë, baret e restorantet janë lyer në ngjyrën blu.

Blue City në Jodhpur të Indisë

Franca renditet në vend të nëntë, me rrugën Square de Montsoris në Paris. Kjo është një nga rrugët më sharmante të Francës dhe mbarë botës. Ngjan thuajse me një rrugë private për nga pastërtia dhe qetësia që të përcjell, sikurse të emocionon me arkitekturën e saj të rafinuar, e gdhendur me mozaikë dhe gura xhami.

Square de Montsoris në Paris

Në fund renditet Hosier Lane në Melbourne të Australisë, që ka fituar reputacion ndërkombëtar vetëm falë artit të rrugës. Aty kanë pikturuar qindra artistë rruge nga e gjithë bota.

Hosier Lane në Melbourne të Australisë

Më pas ndër rrugët më të bukura në botë renditen dhjetëra të tjera, të bukura për nga arkitektura dhe unike për nga ngjyrat e format si në Shën Petersburg të Rusisë, Roma në Itali, Mykonos në Greqi, Pretoria në Afrikën e Jugut dhe Boon në Gjermani, Antëerpi në Belgjikë e Amterdai në Holandë./Burimi: CNN Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Gjimnazi i ri “Naim Frashëri”/ Rama: Shkolla e re është në funksion të 850 nxënësve

Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastriliu, inspektuan godinën  re, pas procesit të rindërtimit. Gjimnazi...

Plas keq në BBV, vajzat përpIasen fizikisht me njëra-tjetrën, kapen prej flokësh (Video)

Gerta dhe Valbona nuk kanë sheshuar debatet, por përkundrazi- debatet u bën edhe më të vështira. Derisa Gerta po u ndante detyrat e shtëpisë si...

Ndër më të votuarit në primaret e Tiranës,Grigels Muçollari:Do kandidoj në listën e hapur

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigles Muçollari pak orë para dorëzimit të listave, ka deklaruar se do të garojë në listë të hapur. TIRANË- Anëtari...

Hakmarrja e të vegjëlve ndaj PD-PS,lista të mbyllura ‘fake’për të kandiduar në të hapurat

Kodi i ri Zgjedhor i detyron partitë dhe koalicionet që të dërgojnë 46 emra në listat e mbyllura. Por ‘Djathtas për zhvillim’, ‘Nisma Shqipëria...

Punonjëset e ‘Rossman & Lala’ lënë spitalin pas asfiksimit/ Nisin hetimet për kompaninë

Gjashtë punonjëse të firmës ‘Rossman&Lala’, e cila gjendet në autostradën Tiranë-Durrës, janë paraqitur ditën e djeshme në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur...

Lajme të tjera

Web TV