Thirrja e UNICEF: Duhen vaksina për fëmijët e vendeve në krizë, u rrezikohet jeta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliona fëmijë janë në rrezik serioz për jetën e tyre për shkak se nuk kanë mundësi të bëj as vaksinat më elementare, ka paralajmëruar OKB.

Shpërthimi pandemisë koronavirus ka shkaktuar një impakt të jashtëzakonshëm në industrinë e prodhimit të vaksinave, pasi janë reduktuar në pothuajse zero, fluturimet tregtare dhe ato charter. Dhjetëra vende janë në rrezik të vërtet pasi po u mbarohen edhe vaksinat e domosdoshme për shëndetin dhe jetën, tha shefi i UNICEF.

Ai kërkon që qeveritë dhe sektori privat të ndërhyjnë për të lejuar një hapësirë, që së paku fëmijëve të mos u pamundësohet vaksina që i siguron shëndetin. Programet e imunitetit janë ndër aktivitetet kyce të UNICEF. Organizata vlerëson se vaksinat kundër sëmundjeve serioze si malaria, poliomeliti dhe tetanozi mund të shpëtojnë cdo vit deri në 3 milionë fëmijë.

Me ekipet mjekësore tashmë të përqëndruara në gjetjen e një vaksine kundër koronavirusit, UNICEF thotë se janë në rrezik miliona fëmijë, kryesisht në vendet në nevojë.

“UNICEF po përpiqet që të sigurojë një zhbllokim të dërgesës së vaksinave, për shkak të masave kufizuese nga pandemia por për disa vende specifike duhet të ketë lëshime” bëri të ditur zëdhënësi i UNICEF, Marixie Mercado.

Edhe përpara koronavirusit, UNICEF vlerësoi se më shumë se 20 milionë fëmijë në vit vuajnë mungesën e vaksinave kyce për jetën dhe shëndetin e tyre.

Të fundit

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të...

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin...

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri...

Lajme të tjera

Web TV